BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Nestor Kraja: Në vend të autoreklamave, Ministria e Kulturës të publikojë të gjitha projektet me buxhetet përkatëse

Nestor Kraja: Në vend të autoreklamave, Ministria e Kulturës

Artistë dhe drejtues shoqatash të ndryshme kanë pohuar jo pak probleme për shkak të buxheteve të pakta për projektet, dhe duket se kjo situatë vijon duke i përballur me jo pak vështirësi. Për pedagogun e arteve Nestor Kraja fondi i përgjithshëm për mbështetjen e projekteve të artit është shumë më i vogël se sa kërkesat që shtrohen dhe për këtë qëllim të pakënaqurit janë pothuajse të shumtë. Për “SOT” prof.asc. Nestor Kraja, pedagog i Historisë së Muzikës dhe Kompozicionit në Universitetin e Arteve flet për jo pak probleme me të cilat përballen krijuesit shqiptarë, por dhe pamundësitë për të rinjtë në fushën e krijimtarisë muzikore. Ai shprehet mes të tjerave se për strategjinë ka ardhur koha të mbështeten, krahas organizimit të festivaleve dhe ansamblet muzikore, të cilët do të rrisnin nivelin e artit muzikor në përgjithësi. Por sipas tij për të krijuar strategji të reja zhvillimi do të duhet të funksiononte dhe një kanal më i gjerë komunikimi me drejtuesit e ministrisë dhe artistëve në përgjithësi. Sipas profesorit, në vend të autoreklamave që bën ministria në faqen e saj do të ishte më mirë të publikoheshin të gjitha projektet me shumën përkatëse dhe afatin e realizimit të tyre, madje edhe me vlerësimin e monitoruesve që ministria duhet të caktojë për to.

- Ministria e Kulturës ka mbyllur aplikimet e projekteve. Çfarë kërkoni këtë vit pasi çdo herë artistët kanë akuzuar për mungesë transparence?

Aplikimet në Ministrinë e Kulturës janë një proces që sigurisht mbart peshën e rëndësishme të zhvillimit të artit në vend por njëkohësisht dhe atë të hatërmbetjes nga të gjithë ata që projekti i tyre mbetet jashtë mbështetjes financiare të ministrisë. Në fakt fondi i përgjithshëm për mbështetjen e projekteve të artit është shumë më i vogël se sa kërkesat që shtrohen dhe për këtë qëllim të pakënaqurit janë pothuajse të shumtë. personalisht kam qenë kritik në strategjinë e mbështetjes së projekteve nga ministria vite më parë për dy arsye: e para për transparencën dhe e dyta për këndvështrimin e strategjisë së kësaj mbështetjeje. Për transparencën gjithmonë kam kërkuar që në vend të autoreklamave që bën ministria në faqen e saj do të ishte më mirë të publikoheshin të gjitha projektet me shumën përkatëse dhe afatin e realizimit të tyre, madje edhe me vlerësimin e monitoruesve që ministria duhet të caktojë për to. Së dyti për strategjinë do të isha i mendimit se ka ardhur koha të mbështeten, krahas organizimit të festivaleve dhe ansamblet muzikore, të cilët do të rrisnin kështu nivelin e artit muzikor në përgjithësi. Por, për të krijuar strategji të reja zhvillimi do të duhet të funksiononte dhe një kanal më i gjerë komunikimi me drejtuesit e ministrisë dhe artistëve në përgjithësi, pasi çdo vit presim ndryshime pozitive edhe më të dukshme.

 

 -Në politikat në ndihmë të artistëve të rinj çfarë kërkoni kur flasim për muzikën apo dhe projektet?

Pikërisht kam parasysh të rinjtë kur mendoj se do të duhet të mbështeten dhe ansamblet muzikore. E kam sqaruar idenë edhe në shumë shkrime të mijat në Opusalb se festivalet nuk mund të organizohen pa ansamblet muzikore, të cilat në vetvete nuk mund të kenë sukses nëse nuk kanë një kohë relativisht të gjatë për të rritur gradualisht nivelin e tyre. Aktualisht ansamblet që marrin pjesë nëpër festivalet tona janë të sajuar në moment nga disa instrumentistë "me përvojë", të cilët nuk mund të arrijnë atë që zakonisht arrijnë ansamblet qoftë edhe të formuar nga të rinjtë por që kanë jetë të gjatë dhe kohë të mjaftueshme për të rezonuar me njeri tjetrin. Nga ana tjetër kjo do të ishte dhe një risi për ministrinë, por ç’është më e rëndësishmja do ti jepte jetë, motiv dhe perspektivë punës së instrumentistëve të rinj. Jam i bindur se kjo ide do të duhet të diskutohet, të përpunohet dhe të modelohet e tillë për ti dhënë një hov të ri muzikës sonë.

 -Ju keni aplikuar për projekt në ministri?

Personalisht këtë vit kam dërguar në ministri një projekt për një koncert recital me veprat e mija të reja, bazuar në përvojën shumëvjeçare si krijues dhe si pedagog i kompozicionit në Universitetin e Arteve. Këto vepra janë krejtësisht të reja dhe kam disa muaj që po punoj intensivisht. Ky aktivitet është konceptuar krejtësisht ndryshe dhe me veçori të spikatura në krahasim me koncertet e llojit që kemi organizuar deri tani. Një nga specifikat e tij (për të mos zbuluar çdo gjë), është lidhja integrale me poezinë dhe lidhjen e tyre me një fill filozofik të momenteve më të ndritshme të rrugëtimit tonë si qenie njerëzore. Aktorja e njohur Ema Andrea do të jetë personazhi kryesor i shfaqjes që do të realizojë lidhjen e poezisë me muzikën dhe përgatitjen psikologjike të spektatorëve për atë që do të dëgjojnë. Ajo që pres është meditimi për atë që do të recitohet dhe për atë që do të dëgjohet në sallë.

 -Artistët kanë jo pak ankesa për çfarë ndodh në jetën artistike dhe kulturore. Për ju si kompozitor, ku janë problemet me institucionet që mund të bëjnë diçka për krijimtarinë?

Sipas mendimit tim jeta kulturore e vendit ecën përpara, lëviz dhe krijon eventet e saj por se si lëviz, çfarë krijon dhe cilat janë eventet që dominojnë kjo është akoma në diskutim dhe nuk ka një përgjigje ezauruese për këtë. P.sh. para disa vitesh në Fakultetin e Muzikës së UA regjistroheshin për konkurs 200 - 300 (nga i gjithë vendi + trojet) nxënës që kishin mbaruar shkollën e mesme dhe konkurronin midis tyre për 70 kuota. Sivjet u paraqitën vetëm 70 nxënës për 90 vende. Nëse do të bazohemi në këtë indeks, atëherë mund të arrijmë në përfundimin se mund të vijë një ditë dhe shkolla të mbyllet. A e kuptoni se sa e rëndë është kjo për kulturën tonë muzikore? Nga ana tjetër nga një analizë që i kam bërë në Opusalb zhvillimit të operës në vendin tonë rezulton se, nëse vitet 50 - 60 kanë vënë në skenë 9 opera të huaja dhe 3 opera shqiptare, në vitet 60 - 70 janë vënë 11 opera të huaja dhe 8 nga autorët tanë. Në vitet 70 - 90 asnjë opera e huaj dhe 15 opera kombëtare. Në vitet 90 - 2000 janë vënë 8 opera të huaja dhe asnjë opera kombëtare, ndërsa në vitet 2000 deri më 1007 janë vënë 17 opera të huaja dhe asnjë opera kombëtare. Faktet flasin vetë dhe nuk ka vend për komente pasi do të duhej të shanim me forcë sa majtas dhe sa djathtas. E keqja është që nuk ka më asnjë forum që të diskutojë dhe të vendosë se çfarë duhet bërë dhe ato mendje që mbartin potencialin e njohjes dhe ideve të zgjidhjes së problemeve nuk shkruajnë, nuk flasin dhe nuk dëgjohen.

 

 -Buxhetet e pakta vijojnë të jenë problem, sipas jush si ndikojnë ato në jetën artistike dhe kulturore në vend. Artistët janë shprehur se edhe Kosova ka buxhetin më të lartë për artin dhe kulturën. Si ndikon kjo për ju?

Është interesantë të vërehet se në Kosovë këtë fund viti u shpërndanë shumë çmime për krijimtarinë vjetore të kompozitorëve kosovarë me një buxhet që i kalonte 20.000 eurot. Vetëm ky tregues do të mjaftonte për të kuptuar se buxheti ynë për artin në përgjithësi e sidomos për muzikën është i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesat e zhvillimit aktual. Por të kërkosh është gjëja më e lehtë dhe më e pavlerë, të menaxhosh është shumë më vështirë por dhe shumë më frutdhënëse. Ja një shembull i vogël për të ilustruar se sa pak mendojmë dhe se sa pak vlerësojmë atë që quhet art dhe që kërkon kaq mund të realizohet: Koncertet e orkestrës simfonike të RTSH-së apo koncertet recitale të instrumentistëve të ndryshëm jepen pa bileta, ndërsa të duash të ndjekësh Festivalin e Këngës, apo një këngëtare të muzikës së lehtë duhet të paguash një biletë të shtrenjtë. Përse ky aspekt i vlerësimit të artit është përmbys? Përse nuk duhet të vetëvlerësohet ajo punë që kërkon përveç se shumë vite shkollë edhe kulturë e për më tepër orë pa mbarim studimi? Përse duhet të mbivlerësohet ajo pjesë e muzikës që bën pjesë në dëfrimin e njerëzve? Vendosja mbarë e këtyre elementëve do të përbënte për mendimin personal vendosjen në ekuilibër të kulturës sonë në përgjithësi. Pikërisht edhe për këtë do të duhet të organizohen takime me artistët, apo biseda në grupe, pasi këto nuk vijnë e rregullohen vetvetiu. Mendoj se konsulta me të gjithë ata që e kanë ide e mendime të vlefshme për të ndikuar në zhvillimin, qoftë dhe të segmenteve të ndryshëm të artit do të duhet të bëhet realitet.

Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat