Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Netët e filmit europian, në qytetin e Himarës

Postuar: 28/08/2018 - 07:43

Netët e filmit europian në Himarë erdhën përmes projekti të kinemasë verore. I zhvilluar në disa qytete për disa net me radhë “Open cinema” ishte dhe në Himarë. Në Himarë kinemaja verore u zhvillua e mbështetur nga “Projekti Bashkitë për në Evropë”, Bashkia Himarë dhe Këndi i Bashkimit Evropian në këtë qytet. Mbrëmjen e fundit për publikun erdhën dy tituj filmash të kinemasë së huaj. Organizator i këtij projekti kineasti Skënder Jaçe shprehet se ekrani i kinemasë është magji. “Një mbrëmje e bukur mbrëmë në Himarë me kinemanë Evropiane. Interesim i veçantë i turistëve të huaj në shikimin e dy filmave "Pitkini në spital" dhe filmi spanjoll "Një histori kineze". Hëna e bukur sipër ekranit të madh e bënte edhe më romantike këtë mbrëmje kinematografike, sepse ekrani i madh është magji”, pohon Jaçe. Pak ditë më parë ekrani i madh në "Open cinema" në Lungomare Vlorë, jo vetëm përcolli filma të regjisorëve shqiptarë, por dhe atyre të huaj. Ky projekt ka nisur më parë dhe në qytete të tjera dhe sipas organizatorëve ka bërë bashkë dhe kineastë dhe aktorë të njohur, që janë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmave. Në një kohë kur në Shqipëri pothuajse kinematë nuk funksionojnë në rrethe të ndryshme përmes këtij projekti me “Open cinema” filmi po prezantohet për publikun. Para Vlorës, për katër net rresht qyteti i Gjirokastrës ishte vendi ku startoi projekti i kinemasë verore. Aktiviteti edhe në këtë qytet ka promovuar disa nga filmat e fundit të kinemasë shqiptare të pashfaqur për publikun: “Të Thyer” (Broken), i regjisorit të njohur Edmond Budina apo filmi i regjisorit Fatmir Koçi “Elvisi kthehet në shtëpi”, i cili u zgjodh në festivalin e filmit Monteral në kategorinë A. Nëpërmjet retrospektivave të ndryshme u bë homazh për aktorët dhe regjisorët shqiptarë e të huaj që janë ndarë nga jeta. Gjatë fjalës së tij në Gjirokastër regjisori Edmond Budina pohoi se organizime të tilla janë të rëndësishme për promovimin e kinemasë shqiptare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:27

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve.

Postuar: 20/09/2018 - 10:18

Komedia e trishtë “Babai” me regji nga Spiro Duni dhe një kast aktorësh të njohur për

Postuar: 20/09/2018 - 10:15

Muzeu Historik Kombëtar ka publikuar të dhënat për numrin e vizitorëve gjatë periudhës janar-gush

Postuar: 20/09/2018 - 10:13

“Tirana International Film Festival” (TIFF) pritet të zhvillojë edicionin e 16.

Postuar: 19/09/2018 - 07:51

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit prezantoi të martën në mbrëmje përzgjedhjen e dytë me filma të

Postuar: 19/09/2018 - 07:50

Drama “Peng” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo pritet të jetë premierë te “

Postuar: 19/09/2018 - 07:48

Ekspertë nga Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës E