Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Netët e kinemasë Europiane”, retrospektivë të filmave të aktoreve Anisa Markarian dhe Rajmonda Bulku

Postuar: 18/10/2019 - 07:37

Aktiviteti kinematografik “Netët e kinemasë Europiane” ka nisur këtë sezon në qytetin e Kuçovës. Për publikun filma shqiptarë dhe të huaj, që janë realizuar ndër vite po shfaqen në ekranin e kinemasë, që mban emrin e aktorit të madh Kadri Roshi. Një aktivitet i rëndësishëm kinematografik, që sonte shënon mbrëmjen e tretë në këtë qytet. Drejtues i këtij projekti, kineasti Skënder Jaçe tregon se synimi i tyre është që të promovohen filmat jo vetëm të regjisorëve të huaj, por dhe ata shqiptarë. Ai shprehet se në shtatë qytete të Shqipërisë, do të organizohet gjatë sezonit dimëror aktiviteti kinematografik “Netët e kinemasë Europiane”. “Ky aktivitet i rëndësishëm kinematografik startoi në qytetin plot gjelbërim të Kuçovës. Ai organizohet nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z. Kreshnik Hajdari. Qyteti i Kuçovës do të përjetojë çaste magjike, që arti i shtatë di ti përcjellë aq bukur”, pohon kineasti Skënder Jaçe. Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, artistë, regjisorë, kineastë janë pjesë e këtij aktiviteti kinematografik. Përveç filmave të fundit të kinemasë Europiane në Kuçovë, në program janë dhe premierat e fundit të kinemasë shqiptare. Por e premtja, që është mbrëmja e fundit e “Netëve të kinemasë Europiane” në qytetin e Kuçovës sjell dhe një retrospektivë të filmave, ku janë protagoniste dy aktorë të njohura, Anisa Markarian dhe Rajmonda Bulku. Kineasti Skënder Jaçe tregon se dy aktoret, që prej vitesh kanë marrë vlerësimin e publikut, sonte do të jenë në Kuçovë ku do të bëhet dhe prezantimi i retrospektivës me filmat e tyre. “Në natën e fundit ne kemi një retrospektivë të filmave të aktoreve Anisa Markarian dhe Rajmonda Bulku, që janë dhe të ftuara në këtë mbrëmje. Retrospektiva do të jetë me një kolazh me filmat e tyre, duke filluar që nga prodhimet e para, ku ato kanë lozur. Disa nga filmat, që do të jenë retrospektivë janë “Pranvera s’erdhi vetëm, “Dimri i fundit”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, etj, pra janë filma të viteve para ‘90”, shprehet kineasti Jaçe.

 Artistë të njohur, në netët e kinemasë

Bukurinë e festës së kinemasë ia shton edhe prezenca e këngëtarëve të njohur si Irma Libohova, Vaskë Curi, Mira Janji, Eranda Libohova, Kristina Ndoja. Pjesëmarrës në këtë aktivitet është dhe grupi i valleve të Vlorës me koreograf Kujtim Sako. Ky aktivitet kinematografik organizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Bashkia e qytetit Kuçovë, qendra kulturore “Feniks” Kuçovë dhe është një produksion i “Cinemania Production”. Sipas drejtuesit të projektit Skënder Jaçe edhe këtë radhë, kinemaja që mban emrin e kollosit të skenës dhe ekranit shqiptar, aktorit tonë të dashur Kadri Roshi do të përcjellë plot emocione në “Netët e kinemasë Europiane”. Këtë vit projekti “Netët e kinemasë Europiane” do të zhvillohet pas Kuçovës në qytetet Kukës, Pukë, Burrel, Fier, Përmet, Bajram Curri. Para aktivitetit që po zhvillohet në Kuçovë, kineasti Skënder Jave zhvilloi projektin “Open Cinema”, në muajin gusht në Tiranë, ku ishin të programuar 18 filma shqiptarë prodhime para dhe pas viteve ’90, si dhe filma të huaj. Kineasti Skënder Jaçe shprehet se projekti gjithashtu nxit mendimin se kinemaja duhet të jetë prezente për publikun. “Ne kemi mbështetjen kryesore nga QKK. Ne do të vijojmë me projektin tonë, sepse nxit mendimin se kinemaja në qytete duhet të jetë prezente se është pjesë e civilizimit shoqëror, këtë synim kemi në të gjithë Shqipërinë”, pohon kineasti Jaçe. Sipas tij, synim është dhe për të rikthyer vëmendjen jo vetëm për filmin, por dhe për hapjen e sallave të kinemave, që nuk janë ekzistente pothuajse në të gjithë territorin shqiptar.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti.

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.

Postuar: 13/11/2019 - 07:31

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publiki

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.