BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Kultura

“Netët e leximit të dramës shqipe”, Teatri Kombëtar zgjedh 8 veprat e grupimit të parë për leximin artistik, më të mirat në kalendarin e 2022

“Netët e leximit të dramës shqipe”, Teatri

Tetë vepra shqiptare janë në grupin e parë të përzgjedhjes nga Teatri Kombëtar, të cilat do ti nënshtrohen leximit artistik. Në edicionin e katërt të konkursit “Netët e leximit të dramës shqipe”, Teatri Kombëtar ka publikuar grupin e parë të veprave, që do ti nënshtrohen leximit artistik. Në edicionin e katërt bazuar në shpalljen që kishte bërë më parë Teatri Kombëtar, janë dorëzuar 23 vepra shqiptare. Pas grupit të parë që Teatri Kombëtar ka publikun, institucioni bën me dije se në javët në vijim do të shpallet edhe grupi tjetër me veprat teatrore shqiptare. Veprat e përzgjedhura nga Teatri Kombëtar të cilat do i nënshtrohen leximit artistik, në edicionin e katërt të “Netët e leximit të dramës shqipe” janë: “Djali me fytyrë zogu” Arian Krasniqi, “Muslimani” Enver Petrovci, “Departamenti i ëndrrave” Jeton Neziraj, “Pallati i ëndrrave” Altin Basha, “Pahitik në ëndërr” Xabir Ahmeti, “Prefekti” (Rikoncpetim” Besim Levonja, “Mea Culpa” Diana Çuli dhe “Duke pritur Gobon” Armand Bora. Teatri Kombëtar shprehet, se veprat më të mira të këtij edicioni të katërt gjithashtu do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022. Një kohë e vështirë për jetën artistike në vendin tonë për shkak të pandemisë, dhe aktivitetet janë ndërprerë në skenat teatrore. Por Teatri Kombëtar shprehet se shpreson, që skenat të rihapen. “Në muajt në vazhdim do ju njohim edhe me grupimin e dytë të veprave të përzgjedhura. Të kushtëzuar prej pandemisë aktiviteti “Netët e leximit të dramës shqipe IV” do të zhvillohet online dhe do të shtrihet gjatë gjithë vitit 2021. Veprat më të mira të këtij edicioni do të jenë pjesë e kalendarit artistik për vitin 2022, me shpresën që skenat e teatrit të rihapen”, shprehet Teatri Kombëtar. Edicioni i fundit i aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe” u zhvillua në vitin 2017, në Teatrin Kombëtar.

Leximi i dramës shqipe

Leximi i veprës së parë do të jetë më 26 mars në orën 19:00, që është dhe në kalanderin javor të aktivitetit të Teatri Kombëtar. Në kohën kur shpalli edicionin e katërt, Teatri Kombëtar shprehej se pas suksesit dhe impaktit shumë pozitiv me komunitetin artistik dhe teatërdashësit në edicionet paraardhëse, “Netët e leximit të dramës shqipe IV” vijnë në një formë të re. Teatri Kombëtar e hapi thirrjen për veprat në datën 5 nëntor të vitit 2020 dhe afati i mëparshëm i përcaktuar ka qenë deri më datë 5 të muajit dhjetor. Por më pas institucioni bëri me dije, që do të vijonte dorëzimi i veprave shqiptare deri më 20 dhjetor të vitit që kaloi. Teatri Kombëtar njoftonte më herët ky aktivitet do të kalojë në disa faza. Teatri në fazën e parë njoftoi të gjithë dramaturgët dhe regjisorët të dërgonin veprat e tyre, dhe në fazën e dytë është bërë seleksionimi paraprak i veprave më të përshtatshme për t’iu nënshtruar leximit artistik. Teatri bënte me dije se në fazën e tretë, veprat e përzgjedhura do t’i nënshtrohen sistemit të leximit të veprës artistike nga aktorë të këtij institucioni, sipas një programi të paracaktuar, i cili do të bëhet publik. “Netët e leximit të dramës shqipe” në Teatrin Kombëtar u konceptua për herë të parë në vitin 2014 nga institucioni për promovimin e dramaturgjisë shqipe. Për "Netët e leximi të dramës shqipe 3", 38 autorë dorëzuan veprat e tyre në Teatrin Kombëtar. Sa i takon aktivitetit artistik këtë kohë, për shkak të situatës me pandeminë, Teatri Kombëtar po vijon me programin artistik online. Teatri Kombëtar vazhdon që shfaq në rrjetet sociale të tij jo vetëm vepra që janë vënë më parë në skenë, por vijon dhe me “Nostalgjinë e teatrit”.