BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

“Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”, në 109 vjetorin e Pavarësisë

“Nga nëntorët vijmë në nëntorë

Në këtë 109- vjetor të Pavarësisë, Ditës së Flamuri, u hap ekspozita “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku më Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe ambasadorin e Kosovës z. Skënder Durmishi, me anë të ekspozitës shprehet se u kujtuan sakrificat, që na sollën deri tek liria. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në kalanë e Tiranës mbajti fjalën ambasadori i Kosovës Skënder Durmishi, drejtoresha e Evidencës Qendore dhe Komunikimit në DPA Elsa Saka, kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Bedri Zyberaj dhe administratotja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani. Mes materialeve të ekspozuara ka dokumente të fillesave të kryengritjeve antiosmane para shpalljes së Pavarësisë, njoftime të shpalljeve të Pavarësive të disa qyteteve të Shqipërisë, një histori e shkurtër për Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, si dhe imazhe të firmëtarëve të Pavarësisë. Po ashtu në këtë ekspozitë u paraqitën edhe disa fotografi të festimeve pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 dhe aktivitetet, të cilat janë zhvilluar pas vitit 1937 e më tej. Pjesë e aktivitetit ishin dhe valltarët e ansamblit folklorik "Shqiponja", që sipas DPA i dhanë një atmosferë me ngjyra festës sonë kombëtare. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte shpallja e pavarësisë së Vilajetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shqipëria e Pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912. Gjashtë ditë më vonë Kuvendi i Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë, e cila drejtohej nga Ismail Qemali dhe Këshilli i Pleqve. Procesverbali pas të cilit u radhitën firmat e të dërguarve, që u ujdisën për shpalljen u diktua nga Ismail Qemali, u shkrua në gjuhën shqipe nga Luigj Gurakuqi dhe në vijim në osmanisht nga Shefqet Dajiu. Dokumenti u ruajt më pas nga Lef Nosi, i cili e vendosi në dispozicion të një ekspozite të mbajtur me 25 -vjetorin e pavarësisë më 1937.