BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Nikolin Gurakuqi: Institucionet dhe arti nuk funksionojnë si në Perëndim, prej 30 vitesh po jetojnë komunizmin e dytë

Nikolin Gurakuqi: Institucionet dhe arti nuk funksionojnë si në

Regjisori Nikolin Gurakuqi ka sjellë në skenën operistike vepra të njohura. Disa nga veprat më të vlerësuara të autorëve të huaj, por dhe shqiptarë janë vënë në skenë nga regjisori Nikolin Gurakuqi ndër vite. Regjisori tregon se në aktivitetin e tij numëron në skenë 68 shfaqje, premiera dhe rivënie, ndërsa në fillimet e mi tij ai ka interpretuar rreth 17 role. Në intervistën për “SOT” regjisori Nikolin Gurakuqi tregon se në TOB nisi aktivitetin, që në gusht të 1978. Nderuar me titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe “Mjeshtër i Madh”, regjisori i njohur flet për aktivitetin e tij dhe si ka nisur ky vit në jetën artistike. Por sipas tij, për artin dhe kulturën sot duhet bërë shumë më tepër. Problem për regjisorin mbetet dhe ana ligjore, që duhet përmirësuar. Regjisor dhe pedagog, ai shprehet se tek ne nuk funksionojnë institucionet dhe arti në përgjithësi si në perëndim. Sipas tij, tek ne arti dhe kultura po jeton komunizmin e dytë prej 30 vjetësh. Dekada në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, të cilat i nisi fillimisht si solist, e më pas si regjisor me shfaqen e tij të parë “Peshkatarët e perlave”, në karrierën e tij regjisori Gurakuqi ka sjellë vepra si “Traviata”, “Aida”, “Turandot”, “Ballo me maska”, “Madame Butterfly”, “Flauti magjik” etj.

- Regjisor në opera dhe pedagog në universitet, si ka nisur ky vit për ju?

 Ky vit për mua si regjisor i Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe pedagog në Universitetin e Arteve dhe UET, nuk filloi mirë sa i përket anës sime shëndetësore. Këto dy vitet e fundit, jam përballur me probleme të shëndetit që kanë përfunduar me ndërhyrje kirurgjikale. Kam një javë, që kam bërë dhe ndërhyrjen e fundit, por tashmë gjendja ime është e mirë. Kjo sa i përket shëndetit, ndërsa sa i përket anës artistike, sigurisht që kjo periudhë që unë kam qenë me probleme shëndetësore, ka qenë edhe një mungesë për sa i përket prezencës sime në TOB si regjisor. Pavarësisht anës juridike të problemit, që do të thotë që opera ka një statut dhe unë si individ kam një kontratë pune me TOB, që parashikon gjithë ngarkesën time profesionale në teatër edhe në planin premierave, por dhe në ato të rivënieve. Sigurisht që unë nuk jam më i ri, në fushën e regjisë duhet të dalin dhe të rinj patjetër, por ama për sa kohë unë jam në marrëdhënie pune kam detyrime institucionale, që pjesërisht më ka ndaluar shëndeti jo i mirë, por edhe disa çudira që ndodhin kudo në institucionet tona. Tek ne në Shqipëri nuk funksion ligji. Fjala ligj është armik i shqiptarëve. Ligj do të thotë reciprocitet, ti në vendin tënd, unë në vendin tim, dhe detyrime institucionale nuk kanë vetëm artistët, por dhe drejtuesit e institucioneve tona. Por fatkeqësisht tek ne drejtuesit e institucioneve e shohin veten mbi ligjin. Ligjin e shikojnë për të tjerët, jo për veten e tyre.

-Zbatimi i ligjit është parë me probleme edhe më parë nga artistët. Për ju çfarë duhet të përmirësohet?

Ne nuk jemi një vend ndryshe nga tjerët. Kemi institucionet tona kulturore, kemi Ministri Kulture. Pse nuk funksionojnë institucionet tona ose arti dhe kultura në përgjithësi si në perëndim? Tek ne arti dhe kultura po jeton komunizmin e dytë prej 30 vjetësh. Komunizmin e parë institucionet i jetuan gjatë kohës së diktaturës, tani politikat që kanë hipur dhe zbritur në këto 30 vjet, vazhdojnë ta mbajnë artin dhe kulturën në pozicionin e dikurshëm. Pra mos të ngrenë në institucion legjislacion perëndimor, këta e urrejnë perëndimin. Nuk duan asgjë që të bëhet si në perëndim në Shqipëri. Këta çdo gjë e lidhin me pushtetin personal, dhe harrojnë që qytetarët por dhe artistët kanë të drejta. Por unë nuk merrem individualisht, por nuk e kam dashur dhe nuk e dua këtë mënyrë të funksionimit të sistemit teatror në Shqipëri. Është sistem komunist i para ’90 edhe sot, edhe kur ka qenë në pushte PD, mos t’ju vijë çudi nuk ka ndryshim. Unë kam punuar në opera edhe para ’90. Në TOB unë jam që nga 16 gushti i 1978. Kam jetuar edhe në kohën e diktaturës në TOB. Nuk kanë ndryshuar as strukturat e brendshme, sepse opera ka status kombëtar, po ashtu dhe institucioni i Teatrit Kombëtar. Duke qenë të tillë termi kombëtar përcakton legjislacionin e funksionimit të këtij institucioni. Ka strukturat e një teatri kombëtar, jo të një teatri bashkie apo periferie, por janë kombëtare dhe ka legjislacionin që vë në funksionim administratën dhe anën artistike. Opera jonë në kohën e prindërve tanë edhe pse ishte diktaturë kishte 80 veta në kor. Kishte rreth 70 veta orkestër, kishte strukturën dhe legjislacionin e një teatri të një modeli sovjetik të viteve ‘50. Pyetja ime është e thjeshtë, akoma do të vazhdojmë me model sovjetik? Këtu shkojnë e vijnë qeveritë dhe çfarë ndodh? Titullarët që vijnë në institucione e rregullojnë legjislacionin, statutin e brendshëm dhe rregulloret e funksionimit vetëm për të gllabëruar pushtet personal. Ministria e Kulturës nuk i kontrollon fare. Bëjnë propagandë, por atë e hanë militantët. Unë nuk jam militant. Jam artist që i kam shërbyer TOB, i kam shërbyer atdheut kushdo që ka qenë në pushtet, edhe në operën e kohës së Enver Hoxhës, edhe kur qe PD në pushtet, por dhe tani që është PS. Por unë shikoj që institucioni në 30 vjet mbeti institucion politik, jo një institucion i popullit, i taksapaguesve.

-Ju thatë që nga gushti i 1978 keni qenë në TOB, sa shfaqje keni vënë në skenë ndër vite si regjisor?

Unë kam vënë në skenë 68 vënie operistike dhe rivënie. Pra premiera dhe rivënie janë në këtë shifër. Ndërsa role në skenë në fillimet e mia kam interpretuar rreth 17, si dhe kam realizuar skenografinë e 15 vënieve në skenë, përveçse jam anëtar i disa jurive ndërkombëtare dhe jam pedagog në dy universitete, në Universitetin e Arteve si dhe UET, ku drejtoj studiot operistike.

-Si e shikoni brezin e ri në rrugën e artit?

Akademia e Arteve sot Universiteti i Arteve, ku unë jam pedagog prej 22 vitesh, padyshim që ka qenë furnitori i parë i operës me artistë. Të tërë këta artistë që sot janë në opera, në kor dhe solistë, si dhe disa prej tyre në arenën ndërkombëtare, kanë qenë ish studentë të mi dhe të disa pedagogëve të shquar të Kantos. Ne të gjithë së bashku si pedagogë kemi kontribuar për formimin e tyre artistik dhe për hedhjen e tyre në skenë. Sigurisht që është një kënaqësi e madhe, sepse puna jonë me studentët është shpërblyer dhe ata mbajnë skenën. Por kam një vërejtje, që të mos vetëkënaqen, sepse shikoj një lloj vetëkënaqje dhe një stopim të përparimit të tyre artistik. Ç’ka do të thotë që në momentin, që zhvillimi artistik fillon dhe ngec, diçka nuk funksionon. Arti dhe interpretimi i artistëve lirikë në skenë është një punë pafundme.

-Këtë vit do të kemi nga ju një projekt artistik në opera?

Unë kam dorëzuar në teatër disa projekte, por që nuk i ka realizuar. Së fundmi do të vinim në skenë operën “Kavaleria Rustikana” në dhjetor, por më lajmëruan që nuk do të bëhej.

-Në skenë ju keni sjellë vepra si “Aida”, “Otello”, “La Traviata”, “Falstaff”, “Toksa”, “Rigoletto”, etj. Në aktivitetin tuaj çfarë veçoni?

Edhe unë i kam vitet e mia mbi kurriz, për pak muaj bëj 65 vjeç dhe që nuk janë pak për jetën e një artisti. Por kur kthej kokën pas dhe shikoj realizimet që kam bërë në TOB, vitet ’50 të moshës sime kanë qenë të arta, sepse kam bërë repertorin më të madh dhe më të vështirë operistik me vepra si “Turandot”, “Madame Butterfly”, “Toksa”, “Rigoletto”, “Dasma e Figaras” dhe të tjera, ku një pjesë e tyre ishin premiera absolute në skenë. Kjo ka qenë një nga kënaqësitë e mia, që i kam sjellë Teatrit të Operës dhe Baletit ndër vite premiera absolute. Tituj që nuk ishin vënë në 60 vjet dhe që i mungonin padrejtësisht operës, sepse ajo duhet të pasqyrojë çdo vit. Unë jo më kot e kam thënë herë pas herë se çfarë do të thotë teatër kombëtar një institucion. Teatër kombëtar është ai teatër, i cili në planin artistik është i detyruar me ligj, është teatër repertori plus premiera. Kjo do të thotë shfaqje repertori janë ato tituj, që teatri i ka në repertor, por kur i rivë në skenë i rivë me interpretë të rinj. Teatri “La Scala” i Milanos apo në Vjenë e kanë “Traviatën” me regji të 30 viteve të shkuara dhe e ruajnë edhe skenën dhe kostumet, nuk i prishin. Ky është teatri kombëtar, që respekton anën krijuese dhe të drejtën e autorit. Ne jemi një shtet që e përdhosim të drejtën e autorit nga mëngjesi në darkë. Babai im ka qenë regjisor në opera dhe ka qenë dhe një nga themeluesit e disa institucioneve në Shqipëri. Ai ishte regjisor i 4 Festivaleve të Këngës në RTSH, prezantues si dhe tekst shkrues. Im atë ka shkruar tekstin e këngës “Valsi i lumturisë”, ka shkruar tekstin e “Këngë së Gjyshes”, etj, të cilat sot këndohen, por e drejta e autorit nuk respektohet.

-Çfarë mund të na thoni për veprat kombëtare në skenë?

Veprat kombëtare duhet të jenë shumë më tepër në skenat tona, por mungojnë. Unë kam qenë regjisori që vura në skenën “Boranën” e Avni Mulës, operën “Dhoma” të Ermir Dergjinit, që është ndarë nga jeta. Jam gati të vë vepra shqiptare, që i mungojnë skenës.

-Ju folët për probleme, si e keni parë Ministrinë e Kulturës për artin dhe përballë artistëve?

Askush nuk merr një model europian. Koncepti im është tjetër, është koncepti institucional. Të bëjmë një teatër me struktura dhe me legjislacion perëndimor, më pas të hyjmë në institucion. Unë nuk kam punë me ministrat e Kulturës. Në fushën e artit dhe të kulturës ish ministrja e Kulturës ka shumë gjynahe. Kjo që po korret tani e mbolli ajo. Nuk përmend emër, por shumë gjëra të papëlqyera ndodhën gjatë atyre viteve. Të gjithë konkurset ishin farsa. Zero meritokraci dhe zero institucione. Shikoni kush emërohet në Itali në institucione. Emërohen profesionistë me profil të nivelit të lartë dhe ata e kalojnë në lupë. Tek ne është sa është i joni apo jo, sa është partiak apo jo. Por artistët sot janë skllevër të skenës, janë disa gladiatorë aje që gënjehen nga propaganda. Kënaqen me kaq, se kanë të sigurt një rrogë. Nuk ndeshen me konceptet e artistit në treg. Ne kemi dy lloje artistësh. Artistët tanë të tregut që janë në perëndim dhe artistët tanë, që rrinë dhe ngrohin karriget në Shqipëri. E kanë të sigurt dhe rrogën dhe rolet. Ky është teatri komunist, teatrot në perëndim kanë një titull një interpret.

-Po përfundon dhe rikonstruksioni i TOB. Sa rëndësi ka për ju?

Unë e mbështes si rikonstruksion, por me problematikat e brendshme, me shpenzimet, cili është kualiteti i bërjes së tij nuk di ta them. Por në parim e kam mbështetur këtë projekt.

Më të lexuarat