BREAKING NEWS

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e PS, PD, LSI dhe partive të tjera që pritet të kandidojnë në 12 qarqet

Rama përjashton rreth 35 deputetë nga lista e 25 prillit, ja emrat e
x

Kultura

Nikolin Gurakuqi letër ministres Margariti: Logoja e TOB plagjiaturë e padenjë, të ngrihet komision auditi

Nikolin Gurakuqi letër ministres Margariti: Logoja e TOB plagjiaturë e

Regjisori Nikolin Gurakuqi përmes një letre dërguar ministres së Kulturës Elva Margariti denoncon logon e re si plagjiaturë, por sipas tij dhe shkeljet që janë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Me një kontribut prej 43 vitesh pranë TKOB, regjisori Nikolin Gurakuqi kërkon që një komision nga Ministria e Kulturës duhet të shkojë në TKOB në cilësinë e auditit për logon. “Si artisti i TKOBAP prej 43 vjetësh, i sapo dalë në pension, me një biografi artistike prej 78 vëniesh skenike, pedagog prej 25 vjetësh në universitet dhe dy tituj presidencialë, jam njëri prej atyre artistëve që për skandalin mediatik të logos së TKOBAP, jam shprehur në media se kjo logo është plagjiaturë e padenjë për një Teatër Kombëtar Opere. Po ashtu i gjithë procesi dhe njerëzit e komisionit më janë dukur të papërshtatshëm për të shqyrtuar një logo të re opere, se nuk janë të fushës. Si dhe të tjerë artistë, kam menduar se një komision shqyrtues nga Ministria e Kulturës duhet të shkojë në TKOB në cilësinë e auditit, për të saktësuar se është plagjiaturë apo jo kjo logo, dhe paratë e shpenzuara a kanë shkuar në vendin e duhur apo gjetkë”, shprehet Gurakuqi në letrën drejtuar Margaritit. Ndërsa përmend në këtë letër se është artisti i 78 shfaqjeve në skenën e operës, si dhe pedagog prej 25 vjetësh në Universitetin e Arteve, regjisori Nikolin Gurakuqi shprehet se me anën e një komisioni të brendshëm janë shkatërruar skenografitë e repertorit aktiv, duke shuar historinë 67- vjeçare të institucioni. “Ky është një veprim i tmerrshëm se ajo jo vetëm e lë teatrin pa repertor, por likuidon pa pikë përgjegjësie vlera monetare që janë qindra milionë lekë, që janë shpenzuar për këto vepra që numri i tyre është tejet i madh. Ato ishin asete të teatrit. Si regjisori dhe autor i shumë prej këtyre shfaqjeve, që nuk më kanë paguar kurrë të drejtën e autorit, por me eliminim e tyre zhdukën autorësinë, ju drejtohem juve sepse kam besim në shqyrtimin e këtij probleme, që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Sot opera kombëtare ka në repertor 6 opera të prodhuara në vitet e Zana Çelës, në postin drejtorit të TKOBAP. Pra ne kemi një teatër jo me histori 67 vjeçare, por 4 vjeçare”, shprehet regjisori në letrën drejtuar ministres së Kulturës.

 Opera ka status kombëtar

Regjisori Nikolin Gurakuqi vijon më tej në letrën e tij drejtuar Margaritit, duke akuzuar drejtoreshën e TKOBAP se është shkelëse dhe po realizon shijet e saj, që nuk kanë lidhje me operën. “Është shkelëse konstante e statutit të teatrit, sipas të cilit jemi teatër kombëtar, çka do të thotë teatër repertori, ndërsa në fakt ajo e ka kthyer TKOBAP në agjencinë ku realizon shijet e saja personale, që nuk kanë lidhje me operën”, shprehet regjisori në letër. Po ashtu Nikolin Gurakuqi i drejtohet ministres Margariti, duke shkruar se politika me të rinjtë në këtë institucion është një propagandë. Regjisori thotë se në opera nuk kanë hyrë në punë 102 veta siç paraqet institucioni. “Politika me të rinjtë se na qenkan futur në punë 102 veta është një gënjeshtër. Në opera nuk kanë hyrë në punë më shumë se 3 veta në kor, 4 tek solistët, dhe 5 në orkestër, edhe ndonjë tek-tuk në administratë dhe prapavijë”, vijon mes të tjerave regjisori Gurakuqi, “Mjeshtër i Madh”. Gurakuqi tregon se këto denoncime janë thjeshtë shqetësime të një artisti, e jo sulme politike. Ai i kërkon ministres Margariti që të ndërhyjë sipas kompetencave që ka nëpërmjet auditimit dhe të drejtën e informimit dhe zbatimin e ligjit të punës.