BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë

Plagjiatura është e dëmshme në jetën artistike dhe për artistë të ndryshëm ata që duhet të venë veprat në skenë janë profesionistët. Regjisori Nikolin Gurakuqi një nga emrat e vlerësuar të jetës artistike në vend shprehet se regjia e një vepre nuk mund të jetë me amatorë. Ai thotë se dikush, që ka lozur në një shfaqje dhe nuk është regjisor nuk mund të bëjë regjinë e një vepre si duhet. “Regjisorët profesionistë nuk bëjnë plagjiatura me shfaqjet në teatro. Plagjiaturë bëjnë ata që kanë qejf të merren me regji veprash në skenë dhe nuk janë në këtë fushë. Ndaj ata bëjnë plagjiaturë në teatër, do kopjojnë ndonjë shfaqje ku kanë lozur vetë dhe vijnë dhe bëjnë sikur bëjnë regji. Por në fakt ato janë kopje të shfaqjeve”, thotë regjisori i njohur. Edhe më parëregjisorë të njohur të teatrit në vend janë shprehur me shqetësime për këtë fenomen. Sipas tyre përgjegjësi kanë dhe institucionet, që lejojnë që të vihen në skenë vepra të tilla. Regjisori Nikolin Gurakuqi, që për dekada ka zhvilluar një aktivitet të suksesshëm artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit thotë se në ato institucione teatrore, që janë serioze nuk mundet dot dikush që nuk ka njohuritë e duhura të vërë një shfaqje. “Në teatrot seriozë shfaqje vënë në skenë regjisorë me emër dhe jo regjisorë që nuk kanë emër. Gjatë viteve që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit drejtohej nga Çela plotësoi tekat e dy a tre vetave dhe i thirri duke menduar se do ketë impakt emri i individit, por emri i atij individi nuk është i fushës së regjisë, por është i një fushe tjetër. Këta e quajnë sikur s’ka problem dhe po bëjnë një regji. Por në një teatër profesionist nuk ndodh, që një amator të vijë të bëjë regji në shfaqje. Një teatër profesionist punon me regjisorë profesionistë dhe jo me amatorë”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi.

Në skenat e botës nuk pranohet një amator

Nikolin Gurakuqiështë regjisor, shkrimtar, pedagog me një karrierë tepër të gjatë dhe të mirënjohur brenda dhe jashtë vendit. Në jetën e tij artistike ka sjellë në skenë kryevepra të autorëve të ndryshëm, por sipas tij nënë botë nuk ndodh që një amator të vërë shfaqje për publikun. “Nuk vënë shfaqje në skenë në“La Scala” amatorë, por edhe kudo në teatrot seriozë në botë.Ashtu si nuk këndon dot një këngëtar amator, ashtu nuk bën dot regji dhe një regjisor amator. Është njëlloj sikur në orkestrën e TKOB të vijë ti bie një amator violinës”, thotë ai.Regjisori Nikolin Gurakuqi është vlerësuar me dy tituj “Naim Frashëri i Artë” dhe “Mjeshtër i Madh”. Dekada në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, të cilat i nisi fillimisht si solist, e më pas si regjisor me shfaqen e tij të parë “Peshkatarët e perlave” në vitin 1990, në karrierën e tij regjisori Gurakuqi numëron në skena 78 shfaqje, që janë produksione të reja dhe rivënie. “Traviata”, “Aida”, “Turandot”, “Ballo me maska”, “Madame Butterfly”, “Flauti magjik” janë vetëm disa prej veprave, që ai ka vënë në skenën operistike dhe janë vlerësuar nga publiku.