
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nikolin Gurakuqi: Opera “Goca e Kaçanikut” një vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante

Shkruar nga Julia Vrapi 29 Shtator 2023

“Goca e Kaçanikut” një vepër operistike shqiptare që në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit u vu në vitin 1976, do të shënojë premierën botërore në Kosovë. Vepra e kompozitorit Rauf Dhomi nga Opera e Kosovës vjen me regji nga Nikolin Gurakuqi. Regjisori i njohur Nikolin Gurakuqi që ka sjellë në skenën e TKOB ndër vite vepra të ndryshme operistike, tregon se “Goca e Kaçanikut” është opera e parë kosovare. Regjisori Nikolin Gurakuqi thotë se në vitin 1976 ishte në kor në TKOB, ndërsa tashmë vjen si regjisor i saj në Kosovë. “Është opera e kompozitorit kosovar Rauf Dhomi me libret të Ajmone Dhomit dhe Jusuf Buxhovit. Opera e parë kosovare, premierë botërore në Kosovë. Tek ne është vënë në skenë në korrik 1979 me solistët më të mirë të asaj kohe. Në vitin 1979 unë sapo isha emëruar në TKOB dhe mora pjesë si korist në shfaqje. Regjisor ishte Kadri Metohu dhe dirigjent Rifat Teqja”, tregon regjisori Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh”. Për veprën “Goca e Kaçanikut” opera e parë kosovare, që pritet të vihet në skenë në nëntor nga Opera e Kosovës janë zhvilluar dhe audicione për solistët pjesëmarrës.
Opera në skenë
Opera “Goca e Kaçanikut” që do të vijë premierë në Kosovë me regji nga Nikolin Gurakuqi është një vepër patriotike. Sipas regjisorit Nikolin Gurakuqi, kur kjo vepër u vu në skenën e TKOB dekada më parë u vlerësua shumë. “Është vepër patriotike, me muzikë të bukur e ngjarje interesante me disa linja, si lufta pa kompromis kundër pushtuesit turk dhe tradhtarëve, linja e dashurisë. Tani në Kosovë vihet për herë të parë dhe është premierë botërore, ndërsa tek ne në Shqipëri premiera e saj që ishte në 1979, për të kanë shkruar të gjitha gazetat e kohës, duke e vlerësuar shumë”, tregon regjisori Gurakuqi. Në këtë vepër bëhet fjalë për luftën kundër pushtuesve osmanë në anën e Kaçanikut dhe dashurinë e dy të rinjve: Trimorit dhe Pafikës. Këta dy ëndërrojnë për një jetë të lirë dhe të lumtur. Mirëpo tradhtari Rus Bashi i pengon, duke e akuzuar Trimorin për tradhti. Trimori burgoset, kurse Rus Bashi tenton ta rrëmbejë Pafikën. Në ndërkohë shokët e lirojnë Trimorin. Në momentin kur Rus Bashi e sulmon Pafikën, paraqitet Trimori, ndërsa Pafika arrin ta vrasë tradhtarin. Të gëzuar, të gjithë i këndojnë lirisë e dashurisë. Rauf Dhomi është autor i shumë operave, meshave, kantatave, muzikës simfonike, partiturave filmike dhe muzikës teatrore. Regjisori Nikolin Gurakuqi e filloi aktivitetin e tij në TKOB në vitin 1979, në fillim si korist e më pas si solist, ku realizoi një sërë rolesh të ndryshme. Pas specializimit në Francë në vitin 1992-‘93, iu dedikua tërësisht regjisë në opera. Është autor i shumë veprave të vëna në skenën e TKOB, të Universitetit të Arteve, të disa qyteteve të tjera si Durrësi, Shkodra dhe jashtë Shqipërisë. Ka realizuar skenografinë e shumë shfaqjeve operistike si dhe ka bashkëpunuar me artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj.
Më të lexuarat


Ekspozita “Paskali, artistët e Jonit dhe mureve të gurta” me vepra nga fondi i GKA është prezantimi i krijimtarisë së dhjetra artistëve

Rrugëtimi historik i nënshkruesve të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, një ekspozitë në MHK

Premiera e filmit të restauruar “Lulëkuqet mbi mure” në dhjetor, prodhim i vitit 1976 me regji të kineastit Dhimitër Anagnosti shfaq disa nga aktorët më të mirë të kohës

“Folk Fest” do të shpalosë një mozaik kulturor me vlerat më të mira muzikore, koreografike e etnografike

“Komploti” nga shkrimtari Ben Blushi libri më i shitur në Panairin e Librit, me 2500 kopje

7 objekte të trashëgimisë kulturore janë restauruar pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019

Teatri i Operës dhe Baletit në 70 -vjetor, artistët: Është institucioni kryesor i artit muzikor në vend, një periudhë e vështirë kur për disa vite para ‘90 u ndaluan veprat e huaja

Filmi “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo” në kinema “Agimi”

Teatri Kombëtar i Kosovës me veprën “1984” nga autori George Orwell në Tiranë

Luftar Paja: Trupat artistike skenike që punojnë në ansambël kanë rezultate të larta dhe harmoni të shkëlqyer
