BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Nikolla Llambro: Filmat shqiptarë para viteve ‘90 janë pasuri kombëtare, restaurimi ua shton jetën dhe rregullon cilësinë

Nikolla Llambro: Filmat shqiptarë para viteve ‘90 janë pasuri

Restaurimi i filmave ka rëndësi për prodhimet e kinemasë shqiptare, që janë realizuar para viteve ’90 dhe kanë probleme në cilësinë e tyre. Herë pas here regjisorë dhe aktorë të njohur kanë pohuar se për filmat shqiptarë duhet të tregohet më shumë kujdes dhe vëmendje. Aktori Nikolla Llambro rolin e parë në kinema e ka në filmin “Shpërthimi” të vitit 1974 prodhim i Kinostudios, për të vijuar më pas në prodhime të tjera kinematografike. Aktori shprehet se dhe filmat ashtu si shumë vepra të tjera artistike dhe kulturore duhen restauruar. “Filmat para ‘90 për mua janë një nga pasuritë më të vyera kombëtare. Ato si shumë vepra të tjera kulturore dhe artistike jo vetëm që nuk duhen prekur dhe shkatërruar, por doemos dhe patjetër duhen restauruar. Restaurimi ua shton jetën, rregullon cilësinë dhe i ruan”, shprehet aktori i njohur. Aktori Nikolla Llambro ka role të ndryshme në filmat shqiptarë si ata para viteve ’90 në vendin tonë, por ka vijuar dhe me role në filma dhe më pas. Aktori Nikolla Llambro shprehet dhe punën që po bën Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit me restaurimin e filmave, ku së fundmi arkivi bëri me dije në rrjete sociale se në qendrën Dabimus srl u krye restaurimi fizik i negativit të filmit "Gjeneral Gramafoni", punë e domosdoshme paraprake për të kaluar te skanimi dhe restaurimi digjital i figurës dhe zërit. “Jam i gëzuar dhe i emocionuar, që po restaurohen filmat”, shprehet aktori Nikolla Llambro. 

Të ruhen veprat artistike

Aktori Nikolla Llambro vlerëson punën që është bërë ato vite në ish- Kinostudio, por shpreh keqardhjen që pak tregohet kujdes për veprat artistike dhe kulturore. Aktori thotë se duhet marrë shembuj nga popujt përreth se si i ruajnë veprat. “Shumë vepra kulturore artistike në muzikë, skulpturë, pikturë janë dëmtuar rëndë sa nuk riparohen më. Ato janë dëshmi historike e identitetit të popullit ashtu siç janë. Historia do të gjykohet në kohë e hapësirë dhe do zërë vendin që i takon për atë periudhë metë mirat dhe gabimet e veta. Jemi populli që shkatërrojmë çdo gjë për inat të sime vjerre, por le të shikojmë më tej e le të marrim shembull nga popujt për rreth, që kanë ruajtur e ruajnë të pa prekura vepra të kaluara, që janë edhe në kundërshti me pikëpamjet e tyre aktuale...Çdo shkatërrim në fushën e historisë është kriminal e barbar!”, shprehet aktori. Aktori Nikolla Llambro në aktivitetin e tij ka rreth 80 role teatër, kinematografi e televizion. Ndër rolet që ka bërë gjatë këtyre viteve në film përmendim Markon te filmi “Të thyer” në 2017, role në “Agon”, “Ballkan Pazar”, etj. Sa i takon kinematografisë, Nikolla Llambro fillon në vitin 1974 me rolin e Mitaqit në filmin “Shpërthimi” regjia Muharrem Fejzo, 1975 roli i Aleksit në filmin “Në fillim të verës” me regji nga Gëzim Erebara, 1978 “Koncert në vitin 1936”  me regji nga Saimir Kumbaro roli i shoferit Qemal, më 1979 roli i Zeman Mashkullorës në filmin “Liri e vdekje”, regjia Ibrahim Muça, 1984 “Nata e Parë e Lirisë” regjia Esat Musliu roli i Gaqos, më 1985 roli i Gogos në filmin “Gurët e shtëpisë sime” regjia Dhimitër Anagnosti, etj. Mes serialeve në Greqi përmendim role si Ramizi më 2002 në serialin televiziv “Dashuria erdhi nga larg”, më 2005 filmi “Sheshi Kollonaqi” shefi i policisë, 2006 filmi “Eduart” gardiani i burgut, 2006 filmi “Pandora” Anestis rol kryesor, më 2008 “Maria” Janis rol kryesor, etj.

 

 

 

Më të lexuarat