BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x

Kultura

Nikolla Llambro: Repertori kombëtar është problem në teatro, Ministria e Kulturës të financojë, sepse teatër cilësor me thërrime nuk bëhet

Nikolla Llambro: Repertori kombëtar është problem në teatro,

Repertori kombëtar është problem në teatrot në vend, dramaturgët pak stimulohen dhe nuk po tregohet sa duhet vëmendje për dramaturgjinë shqipe. Një problem, që për artistë të ndryshëm përgjegjësia shkon tek institucionet. Aktori i njohur Nikolla Llambro rolin e parë në teatër e luajti në vitin 1974, duke vijuar më pas me një aktivitet artistik në vepra të ndryshme teatrore. Por aktori Llambro e sheh problem mungesën e dramës shqipe në skenat e teatrove tanë. Aktori thotë se sot ka dramaturgë, që nuk po stimulohen sa duhet nga Ministria e Kulturës për veprat shqiptare. “Një problem i madh është repertori kombëtar në teatro. Është për të ardhur keq dhe më shumë akoma, që sot nuk kemi vepra shqiptare. Kemi aktorë të mrekullueshëm, të vjetër e të rinj. Ne kemi regjisorë të talentuar të vjetër e të rinj, të pakët, po ka. Kemi dhe dramaturgë Bashkim Kozeli, etj, që duhet të stimulohen të bashkëpunojnë regjisorët me ta, sepse e di që shkruajnë dhe shkrimet e tyre mbeten në sirtar me tendencën për të qëmtuar e vënë vepra të huaja”, tregon aktori i njohur Nikolla Llambro për teatrin dhe problemet e tij. Për aktorin që ka një aktivitet të vlerësuar në teatrin shqiptar për vite me radhë dhe pas viteve ’90 edhe në skenat e greke, rëndësi ka edhe niveli artistik. Aktori Nikolla Llambro thotë se shteti duhet të financojë më shumë për teatrin shqiptar. Sipas aktorit, me pak buxhete nuk mund të pretendohet dhe kërkesa e lartë artistike. “Kërkesa artistike, cilësia e krijimit e nivelit të vakët bën që të shfaqen krijime të vakëta. Shfaqja jepet pak herë dhe mbaron. Që të vijë në nivelet e duhura teatri, qeveria, Ministri e Kulturës ta fusin thellë dorën në xhep se teatër cilësor me thërrime nuk bëhet”, shprehet aktori i njohur Nikolla Llambro.

Teatrot profesionistë dikur

Aktori, i cili nisi punë me teatrin që në 1974 tregon se para viteve ’90 në vendin tonë kishte më shumë vëmendje për teatrin. Sipas tij edhe në rrethe ishte një tjetër gjendje në teatro. “Para viteve 1990 -të, pranë teatrove profesioniste punonte dhe një libretist (shkrimtar ose dramaturg që interesohej të gjente apo të shkruante  vepra për teatrin). Sot nuk kanë aktorë teatrot. Aktorët e rinj, që mbarojnë nuk venë nëpër rrethe, sepse rrogat e tyre janë qesharake dhe nuk mund të përballojnë jetën me to. Ndaj me këtë veprim, mungesë interesi nga ministria teatrot do mbyllen dhe ky do jetë një krim. Një instruktor dashamirës dhe i saktë pranë ministrisë për teatrin do të ndihmonte shumë. Të kompletohen trupat artistike me aktorë, por t’u krijohen kushte jetese normale”, thotë aktori Llambro. Aktori thotë se shfaqjet teatrore në skena duhet të shfaqen më shumë. Sipas tij rëndësi kanë dhe turnetë teatrore. “Ministria e Kulturës siç thashë ta fusë dorën thellë në xhep. Le të forcohet kërkesa e llogarisë e mos të lihen trupat të shfaqin 1 -2 premiera me një sasi të pakët shfaqjesh çdo herë. Të bëhet praktikë e detyruar për të dhënë shfaqjet edhe turne. Kjo do të bëjë të ofrohet spektatori, që e ka abandonuar teatrin e jo për faj të tij”, thotë aktori. Roli i parë në teatër ka qenë tellalli në 1974 me dramën “Kohë Lufte”, në Gjirokastër. Më pas të tjerë role janë dhe te “Fundi i një dredhie” më 1979 xhandari Sheme, 1975 roli i bariut në “Shtërngatë në male”, më 1976 në dramën “Njeriu me Top” me rolin Mato Gruda me të cilin u shpall dhe  fitues i çmimit të parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesionistë në Tiranë, etj. Në teatrin grek vjen me role në veprat “Emigrantët”, “Njerëz Dhe Minj”, etj.