BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Nina”, një komedi franceze romantike në sezonin artistik teatror

“Nina”, një komedi franceze romantike në sezonin artistik

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premierë në sezonin artistik që ka nisur me regji nga Donard Hasani. Procesi i punës për realizimin e komedisë franceze në skenën e teatrit vijon, dhe është një shfaqje që do të jetë një bashkëprodhim i Bashkisë së Fierit dhe Universitetit të Arteve. Për komedinë, që pritet të jetë në skenë dhe vjen në vijim të projekteve të teatrit të regjisorit Donard Hasani, ai pohon se do të shfaqet premierë në sallën e Akademisë së Arteve. “Ne jemi akoma në proces pune për shfaqjen teatrore. Aktorët në role janë Rozi Kostani, Julian Deda, Genc Fuga që janë në rolet kryesore, si dhe Kristaq Pilo dhe Marsel Rubi. Premiera “Nina” do të jetë në Tiranë në sallën e Akademisë së Arteve”, pohon regjisori Hasani. “Nina” është cilësuar si një komedi romantike, dhe zgjedhja, që ka bërë regjisori Donard Hasani ka qenë jo vetëm si një vepër e njohur franceze, por dhe për shkak se janë pak personazhe. Sipas regjisorit, sot për të vënë pjesë teatrore në skena është shumë e vështirë për shkak të buxhetit, një gjë e tillë ka ndikuar dhe te komedia “Nina”. “Zgjodha këtë vepër të autorit Andre Roussin, sepse nuk kishte shumë personazhe. Është edhe një vepër teatrore e njohur, një komedi larg banaliteteve. Ka një karakter francez dhe është vepër e fisme. Pra nuk është komedi e llojit të situatave të çuditshme, por është shumë më qytetare si vepër. E dyta që ndikoi në zgjedhjen time si regjisor, siç pohova sepse kishte dhe pak personazhe. Kuptohet sa më shumë personazhe aq më i madh është buxheti, që edhe të mungon. Këto kanë qenë arsyet që unë e zgjodha këtë vepër teatrore për ta sjellë premierë në skenën e teatrit”, pohon regjisori Donard Hasani. Komedia franceze “Nina” flet për një grua të martuar, që krijon një lidhje dashurie në kërkim të lirisë dhe lumturisë. Regjisori Donard Hasani tregon se për këtë projekt aplikoi në Bashkinë e Fierit, ku edhe pse pak buxhet të gjithë artistët janë të vendosur ta sjellin premierën në skenë. “Më parë ishin hapur aplikimet në Bashkinë e Fierit, në një projekt që ata kanë. Unë aplikova dhe fitova një buxhet që është i paktë, por gjithsesi ne do ta bëjmë shfaqjen”, pohon regjisori Donard Hasani. Në skenën e teatrit regjisori Donard Hasani ka sjellë disa pjesë teatrore. Por ai tregon se në projektet e tij vijon dhe puna me filmin. “Sa i takon kinematografisë unë do të merrem me një tjetër projekt filmi. Do të aplikoj sërish në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për një film artistik me metrazh të shkurtër, por varet se kur do të hapen aplikimet”, tregon regjisori Donard Hasani.

 Krijimtaria e autorit francez

Andre Roussin është autori dramatik francez më i shquar e më i suksesshëm i periudhës menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai u shqua për komeditë e tij romantike, të cilat rrokin subjekte që rrallë ishin prekur më parë. Sipas kritikës, dhuntia e sigurt për të ndërtuar efektin komik, duke mos u shkëputur nga realizmi dhe finesa e madhe, në penelatat me të cilat pikturon karakteret, i bëjnë veprat e Andre Roussin-it arritje të mëdha, jo vetëm dramaturgjike, por edhe letrare. Andre Roussin ishte gazetar, drejtues trupe, aktor, por aktiviteti që e bëri të fitonte nderimin dhe privilegjin e madh të ishte një ndër anëtarët e Akademisë Franceze ishte shkrimi teatral. Në shkrime të ndryshme pohohet se e veçanta e tij është që ai, duke trajtuar subjekte shumë të thjeshta, gjoja të pakonsiderueshme, e megjithatë të ndërtuar me perfeksion, angazhon një analizë tejet të rafinuar të psikologjisë së personazhit. Pjesët e Andre Roussin-it, kur janë të luajtura si duhet, të bëjnë për të qeshur e për të qarë njëkohësisht. Andre Roussin lindi në Marsejë më 22 janar 1911 dhe u nda nga jeta më 3 nëntor 1987.

Nga Julia Vrapi