Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis në Tiranë Festivali “Përrallë Mesdheu”, 4 fundjava me artistë shqiptarë dhe të huaj në skenën e Metropolit

Postuar: 10/02/2019 - 07:57

 Festivali muzikor “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” ka nisur për publikun në Teatrin e Metropolit. Programi përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali përmban edhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”. Pranë teatrit bëhet me dije se si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Gjatë këtij festivali muzikor, që do të na shoqërojnë në fundjava me radhë mes tingujsh dhe projeksionesh janë edhe mbrëmjet poetike, të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut. Festivali vjen si bashkëpunim i Teatrit Metropol me Balkan World Music Management. Muzikant të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live. Nata e parë nisi me violinçelistin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane. Shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në fizarmonikë hapën të shtunën “Metro Sounds Festival” në Teatrin Metropol. “Metro Sounds” vjen si një festival muzikor, i cili do të shtrijë programin e tij nga data 9 Shkurt deri në datën 9 Mars në sallën Shekspir të Metropolit. Ky projekt muzikor vjen në vijim dhe të tjera aktiveve dhe veprimtarie që kanë nisur dhe po zhvillohen nga Teatri Metropol, duke bërë pjesë të tyre artistët shqiptarë, por dhe të huaj. Përmes këtij festivali që tashmë ka nisur në Metropol për të vijuar dhe disa fundjava të tjera me radhë pjesë janë jo vetëm muzikantë të njohur, por dhe artistët popullorë. Në skenë gjatë netëve të festivalit nuk do të mungojnë dhe koncertet e Ansamblit “Tirana”. Këtij projekti do ti bashkëngjitet çdo javë, nga një natë edhe projekti poetik “Sriptum N’Sonus”, i cili do ti kushtohet autorëve të huaj.

Festivali në skenë

Një javë më pas, në skenën e Metropolit do të ngjitet artisti i njohur italian Mario Mariani, një kompozitor, pianist, interpretues i njohur për tingujt e tij të pazakonta. Stili shkon nga muzika bashkëkohore te shfaqjet teatrore, apo kolonat zanore të filmi, në Kanë, Venecia, Nju Jork dhe apo Berlin. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Java tjetër do ti kushtohet Turqisë. Një grup artistësh mes tyre edhe një shqiptar nga Mitrovica, Enver Muhamedi do të jenë në Tiranë për të dhënë koncert në Teatrin Metropol. Koncerti i pianistit Etibar Asadli, Ekin Cengizkan dhe Enver Muhamedi trajton muzikën xhaz të gërshetuar me motive etnike shqiptare, turke dhe azerbajxhanase. Ai përmban kompozime si dhe riaranxhime të motiveve të folkut të tri vendeve. Ritme të përbëra dhe melodi të tri vendeve gërshetohen nën hijen e xhamive të atij që ishte metropoli i botës lindore për 15 shekuj. Kulturat bashkohen, ndërveprojnë për t’u bërë një sound i ri, një Metro Sound Oriental. Më pas do të vijojë me javën greke dhe në fund gjatë muajit mars do të mbyllet me dy koncerte nga Ansambli “Tirana”./Julia VRAPI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë.

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/08/2019 - 07:30

Numri i turistëve, që vizituan qytetin e Beratit gjatë muajit korrik 2019 ishte rreth 1 300 vizit

Postuar: 14/08/2019 - 07:28

Festivali i Regjisorëve të Rinj mungon në jetën artistike.