Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis projekti i dixhitalizimit të muzeve kombëtar

Postuar: 13/10/2017 - 07:38

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u prezantua projekti pilot “Të fuqizojmë muzetë nëpërmjet teknologjisë, për një qasje më të gjerë për të gjithë”, i cili konsideron dixhitalizimin e koleksioneve dhe zbatimin e teknologjisë ndërvepruese në hapësirat e muzeve kombëtar dedikuar artit mesjetar dhe ikonografisë, të cilët ruajnë koleksione shumë të pasura dhe disa nga objektet unikale të artit ikonografik në Shqipëri dhe rajon. Në prezantim merrnin pjesë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të The_AADF AADF-së z. Michael Granoff, përfaqësues të muzeve kombëtarë në Berat, Korçë, Tiranë, etj.

“Nëse duam ta ruajmë, ta vlerësojmë dhe ta trashëgojmë historinë tonë, duhet ti flasim vizitorit me gjuhën e kohës. Ky projekt tregon se jemi duke përdorur teknologjinë, si një nga mjetet më të mira për të vlerësuar historinë”, tha ministrja Kumbaro. Projekti ka për qëllim të ruajë dhe promovojë vlerën unike të këtyre fondeve muzeore duke bashkuar trashëgiminë kulturore dhe teknologjinë, si dy elementë premtues në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të muzeve të konsideruar gurë themeli për industrinë e turizmit kulturor. Projekti është një nismë e AADF e cila ka angazhuar për fazën e parë të tij 60.000 dollarë dhe ekspertizën ndërkombëtare të: Cultural Heritage Imaging, organizatës amerikane që i ka dedikuar prej vitesh punën e saj zhvillimit shkencor të teknikave të fotografimit dhe ruajtjes së imazheve dixhitale të pasurive kulturore në të gjithë botën. “Ky vend është i rrethuar me histori. Në respekt të thesarit tuaj, ne jemi të gëzuar që mund ta mbrojmë këtë pasuri, së bashku me Ministrinë e Kulturës” tha kryetari i Bordit të AADF-së Michael Granoff.

Në këtë prezantim u treguan rezultatet e fazës kërkimore të kryer në Shqipëri nga ekspertët amerikanë të Cultural Heritage Imaging dhe specialistët e muzeve shqiptarë që kanë punuar me ta. Projekti implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Muzeun Kombëtar të Ikonografisë “Onufri”, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Muzeun Historik Kombëtar dhe do të zhvillohet në 3 faza. Përgjatë këtyre fazave AADF do të ndihmojë në vlerësimin e koleksioneve të muzeve, dixhitalizimin e tyre me teknologji të përparuar (në vazhdimësi) dhe implementimin e teknologjisë interaktive brenda në muze me qëllim pasurimin e eksperiencës së vizitorëve dhe promovimin më të gjerë të vlerave të këtyre të fundit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 22:54

Aktori i njohur i Portokallisë, Marin Orhanasi ka reaguar mesditën e sotme kundër Avokates së Popullit, Erinda Ballanica lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, kryesisht edhe me Teatrin Kombëtar.

Postuar: 19/06/2018 - 21:39

Maks Velo ka përmendur edhe kompaninë “Fusha”, e cila pritet të rrafshojë ndërtesën

Postuar: 19/06/2018 - 20:18

Aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Ko

Postuar: 19/06/2018 - 07:50

Dramaturgu i madh Shkodran në moshën 87 vjeçare, tregon trashëgiminë e tij familjare dhe në profe

Postuar: 19/06/2018 - 07:47

Artistët i bëjnë thirrje ndërkombëtarëve në vendin tonë për të bërë presion në drejtim të qeveris

Postuar: 19/06/2018 - 07:45

Ekspozita “Lelja” në Muzeun Historik Kombëtar u hap me punët e 28 artistëve.

Postuar: 18/06/2018 - 23:43

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur”, u  diskutua çështja e prishjes së Teatrit