Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis puna për Festivalin “Metrofest”, edicioni i dytë me 3 komedi dhe 1 dramë në skenë

Postuar: 16/08/2018 - 07:39

Festivali “Metrofest” do të vijë në edicionin e dytë në sezonin e ri artistik në vjeshtë  në Teatrin e Metropolit. Pas edicionit të parë, që u zhvillua në këtë teatër tashmë ka nisur puna dhe për edicionin e dytë, që sjell në skenë përgjatë ditëve të festivalit të teatrit jo vetëm vepra shqiptare premierë, por dhe aktivitete të tjera. Festivali teatror “Metrofest”, një vit më parë angazhoi regjisorë dhe aktorë të vjetër dhe të rinj, por dhe këtë vit vijon angazhimi me të tjerë artistë të teatrit. Pranë këtij institucioni bëjnë me dije se puna për festivalin teatror ka kohë që ka nisur për të qenë gati gjithçka në vjeshtë kur të startojnë dhe veprat teatrore premiera shqiptare në skenën e Metropolit. “Pas edicionit të parë ky do jetë një festival, ku do të shtrihet përgjatë një jave në ambientet e Teatrit Metropol, ku veç shfaqjeve të vëna për herë të parë në skenë e të nxjerra nga arkivi do të ndërthuren edhe koncerte të ndryshme”, bëjnë me dije pranë këtij institucioni. Veprat që pritet të jenë në skenën e festivalit dhe janë premierë janë komedi dhe drama shqiptare. Në edicionin e dytë të “Metrofest” në skenë do të vijë “Kryet e hudhrës”, komedi e shkruar nga Kristë Berisha, regjia nga Sonila Kapidani. Pjesë e festivalit është dhe vepra teatrore “Rrajët që lëvizin”, dramë e shkruar nga Ernest Koliqi, regjia nga Rozi Kostani. Në “Metrofest” do të jenë premiera në skenën teatrore edhe vepra “Makaronat e shejtanit”, një komedi e shkruar nga Lazer Lumezi, regjia nga Rexhina Mollaymeri si dhe shfaqja teatrore “E mbesa e komunarit”, komedi e shkruar nga Kristo Floqi dhe regjia nga Aldi Hysotoçi. Ashtu si dhe një vit më parë festivali nuk ka çmime për pjesëmarrësit, por me veprat që vijnë në skenë i shërben jo pak dhe promovimit të dramës shqipe, që për autorët shqiptarë pak hapësira ka në skenat e teatrove tonë. Pjesë e festivalit me shfaqjet, që po punohet gjatë këtyre ditëve për të qenë gati për në skenë janë dhe aktorë të njohur apo dhe të rinj, të cilët do të jetësojnë personazhet e veprave shqiptare.

Kërkimi artistik në festival

Ky festival në Teatrin Metropol është menduar të nxisë punën e re dhe kërkimin artistik të fuqive krijuese, që duan të mbështesin gjallimin e veprave shqiptare dhe takimin e tyre me publikun e gjerë në një frymëmarrje të përbashkët. Teatri i Metropolit shkruan se vazhdon të mbështesë objektivin: më shumë qasje në kulturë nga më shumë njerëz, nga të gjithë qytetarët, edhe ata që janë të përjashtuar ose ndihen të përjashtuar nga arsyet e aftësisë financiare, prejardhjes sociale ose prejardhjes kulturore. Një vit më parë ishin veprat teatrore të autorëve Martin Camaj, Milo Duçi dhe Shpëtim Gina, të cilët u ngjitën në skenën e festivalit. Më herët për aktorët që do të jenë pjesë e shfaqjeve janë zhvilluar dhe audicione në Metropol. E para vepër teatrore, që çeli këtë festival të dramës shqipe një vit më parë ishte ajo me titull “Loja e Mbasdrekës” shkruar nga Martin Camaj, që erdhi në skenë me regji nga Shkëlzen Berisha. Dy veprat e tjera ajo me titull “I biri i Begut” mban emrin e autorit Milo Duçi me regji nga Joana Omeraj dhe “Armiqtë” vepër e autorit Shpëtim Gina me regji nga Xhulio Brisku, gjithashtu u ngjitën në skenë në ditët e festivalit “Metrofest”. Ky festival kushtuar dramës shqipe vjen në vijim dhe të tjera projekteve, që kanë sjellë në skenë premiera të ndryshme teatrore. Teatri Metropol  e nisi vitin artistik me vepra shqiptare, por në muajt më parë nuk munguan dhe premiera të veprave të huaja./Julia VRAPI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 1961.

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst

Postuar: 16/07/2019 - 07:33

Filmi “Internimi”, me ngjarje që zhvillohen përgjatë viteve ’80 u shfaq premier

Postuar: 16/07/2019 - 07:31

Të shtunën në mbrëmje kishim vendosur të organizonim Festën e mbylljes së stinës teatrore 2018-20

Postuar: 16/07/2019 - 07:29

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, realizua

Postuar: 16/07/2019 - 07:28

Studiues të letërsisë dhe autorë të saj u bënë bashkë në konferencën shkencore me temë “Let