BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Nis puna për restaurimin e banesës së vëllezërve Frashëri

Nis puna për restaurimin e banesës së vëllezërve

Ministria e Kulturës bën me dije se ka nisur puna për restaurimin e Banesës së Vëllezërve Frashëri, në Përmet. “Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, synon t'i rikthejë shkëlqimin e munguar kësaj pasurie të trashëgimisë sonë kulturore, nëpërmjet restaurimit të elementëve konstruktivë dhe arkitektonikë të objektit, restaurimin e ekspozitorëve dhe vitrinave, si dhe ndërhyrjeve rehabilituese në sistemimet përreth banesës. Më shumë muze, më shumë histori, më shumë turizëm kulturor”, shkruan Ministria e Kulturës në faqen e saj. Shtëpia muze e Vëllezërve Frashëri, monument kulture i kategorisë I, ndodhet në hyrje të fshatit me të njëjtin emër në qytetin e Përmetit. Projekti për rijetëzimin e këtij monumenti kulture është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri, si pjesë e kalendarit të restaurimeve të “Vitit të Skënderbeut”, i cili është miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve. Për restaurimin e monumentit të quajtur “Shtëpia e Vëllezërve Frashëri” janë parashikuar ndërhyrje në restaurimin e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithësi, eliminimin e çarjeve në fasadë, restaurimin e dyshemeve dhe riparime në suvatime. Gjithashtu do të bëhet sistemimi i terrenit përreth. Kjo shtëpi muze është ndërtuar në vitin 1974 mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare. Me ringritjen e saj, është bërë përpjekje për ruajtjen e origjinalitetit të volumit fillestar duke shtuar elemente të reja si ndërkate e tavane druri dhe oxhakët nëpër dhoma. Disa nga dhomat e kësaj shtëpie muze pasqyrojnë mënyrën e jetesës së kohës duke ekspozuar orendi të vjetra të mbledhura edhe nga banorë të zonës. Interesi për këtë banesë duket se është jo i pakët, për vetë rëndësinë dhe historinë që ajo ka. Shtëpia muze përmban në fondin e saj libra e dorëshkrime të Vëllezërve Frashëri, ku mund të veçojmë disa botime origjinale të Sami Frashërit, një shkrimtar, gjuhëtar dhe enciklopedist me rëndësi madhore gjithashtu për Turqinë.