BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Kultura

Nisin gërmimet arkeologjike në zonën e Belshit, ja dokumenti i firmosur nga Margariti

Nisin gërmimet arkeologjike në zonën e Belshit, ja dokumenti i

Këshilli Kombëtarë i Trashëgimisë Kulturore vendosi të nisë një ekspeditë gërmimesh në zonën e Belshit. Dokumenti me 7 pika që mban edhe firmën e ministres së Kulturës, Elva Margariti njoftoi nisjen e menjëhershme të ekspeditës gërmuese në këtë zonë. Ndërkohë sipas arkeologëve por dhe të dhënave të siguruara nga ekspertët kjo është një termë romake e shekullit të 2 dhe çka është zbuluar është shumë pak nga çfarë mund të fshihet nën dhe. Ekspedita në terren do të udhëhiqet nga aerologu Mariglen Meshini, i cili e identifikoi objektet e para si terma romake te kategorisë së parë. Ministria e Kulturës duke u mbështetur në ligjin “Për Trashëgiminë kulturore dhe Muzete”, pasi shqyrtoi më parë të projektit në Këshillin Teknik, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, në mbledhjen e datës 02.07.2020. “Miratimin e relacionit mbi verifikimin në terren dhe konceptit të gërmimit arkeologjik të shpëtimit për gjetjet arkeologjike rastësore (Terma Romake) në njësinë Administrative Rrasë, Bashkia Belsh, raportuar nga Bashkia Belsh dhe realizuar nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore; Të kryhet gërmimi arkeologjik sipas konceptit të gërmimit arkeologjik të depozituar nga Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Gjetjet arkeologjike të dala si rezultat i gërmimit arkeologjik të shpëtimit të depozitohen paraprakisht në fondet e Bashkisë Belsh deri në përcaktimin e destinacionit final të tyre; Në përfundim të procesit gjetjet arkeologjike të regjistrohen pranë Institutit Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore; Ngarkohet Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore për regjistrimin e këtij vendimi; Ngarkohet Sekretaria Teknike për njoftimin e këtij vendimi; Ndaj Vendimit mund të ushtrohet ankim në gjykatën kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ankimi nuk pezullon zbatimin e aktit administrativ. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.