BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Pezullohen nga puna 4 zyrtarë, zbardhen akuzat që rëndojnë

Pezullohen nga puna 4 zyrtarë, zbardhen akuzat që rëndojnë
x

Kultura

Nisin përgatitjet për “Sunny Hill” në Tiranë, Veliaj: Eventi më i madh kulturor, qyteti fiton të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme

Nisin përgatitjet për “Sunny Hill” në Tiranë,

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Dua Lipës. “Po fillojmë përgatitjet për të pritur ndoshta aktivitetin më të madh kulturor në vitin që Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Dua Lipa dhe gjithë grupi i ‘Sunny Hill Festival’ do të transferohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të kemi një edicion të Tiranës në datat 26 - 29 gusht. I gjithë fundi i gushtit do të jetë plot me muzikë dhe ndërkohë tashmë ka dhe aktivitete të tjera”, informoi Veliaj. Sipas Veliajt, Sunny Hill Festival është një nga eventet më të mëdha kulturore. “Është një mënyrë se si sjell të rinjtë afër, jo vetëm të rinjtë e Kosovës e Shqipërisë apo shqiptarët e rinj kudo që janë, por edhe shumë të tjerë që do vijnë nga Italia, Greqia dhe i gjithë Ballkani. Mezi pres që ne të kemi një histori suksesi në Tiranë, edhe në menaxhimin e një eventi kaq të madh, ashtu siç patëm një histori suksesi me menaxhimin e ndeshjes UEFA Conference League,” u shpreh Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se zona në të cilën po punohet për skenën është pikërisht territori që u çlirua nga kioskat e ndërtimet pa leje në mes të parkut të gjelbëruar të Tiranës. “Për të gjithë ata që duan të orientohen, hapësira që do të përdoret është te pjesa e farit dhe fushave të kalçetos që është përballë pjesës së vjetër të liqenit. Bëhet fjalë për pjesën e re që u lirua nga ndërtimet pa leje nga administrata jonë dhe që është mbjellë, gjelbëruar. Gjithashtu kjo hapësira ka korsi biçikletash, vrapimi dhe ecjeje”, vijoi Veliaj. Sipas tij, ky ambient ka gjithashtu elementë bazë për të pasur një festival të këtyre përmasave, siç janë aksesi në energji elektrike, internet dhe kanalizime. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se festivali “Sunny Hill Festival” është një test i madh për Tiranën. “Unë jam i sigurt që këtë test do e kalojmë të gjithë bashkë. Çunat e gocat e Tiranës janë super të emancipuar, kështu që do ta kalojmë me shumë sukses. Deri tani, jam super i kënaqur dhe besoj që qyteti do të fitojë edhe të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme. Kush vjen dhe rri 3-4 ditë në Tiranë, paguan hotelin, vaktet, konsumon nëpër dyqane, shkëmben me qytetin dhe unë besoj fort që duhet të shohim edhe aspektin ekonomik,” tha ai. Ai informoi se Tirana ka aplikuar gjithashtu të jetë Kryeqyteti Europian i Sportit për 2023. Sipas tij, kjo do të thotë që kemi një shans fantastik që të prodhojmë po aq shumë energji, reputacion dhe aktivitete për Tiranën në fushën e sportit, siç po bëhet për rininë. Stafi organizator i “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar emrat e parë që do të jenë në Tiranë: reperi i famshëm italian mjaft i pëlqyer edhe në Shqipëri, Fedez, këngëtarët e dashur për publikun shqiptar Dren Abazi dhe Elgit Doda, këngëtarja Dafina Zeqiri, DJ Regard , Dj Merk & Kremont, DJ Drop G dhe Tananai.