Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një “Hekuba” moderne në teatrin shqiptar, e sjell regjisori italian Febo Del Zozzo

Postuar: 15/11/2017 - 07:44

Drama “Hekuba” nesër vjen premierë në skenën e Teatrit Metropol. Shfaqja e regjisorit italian Febo Del Zozzo realizohet në bashkëpunim me trupën e aktorëve shqiptarë. Tragjedia e Hekubës e njohur nga lashtësia greke, e shkaktuar nga humbja e fëmijëve të saj vjen në formë moderne në teatrin shqiptar nga regjisori italian. Shfaqja, i përket teatrit fizik, lëvizjeve skenike, ritmit dhe sinkronizimit të aktorëve në skenë. “Hekuba”- Porte dhe periferitë e Mesdheut, është projekti i Kompanisë Teatrore Laminaria, i cili zhvillohet në vende të ndryshme të Mesdheut.  Drejtoresha e teatrit Jonida Beqo pohon se Metropoli është ndalesa e rradhës, e cila do të pasohet më tej edhe në skenën e Spanjës apo dhe Qipro. “Ky bashkëpunim u bë i mundur, pasi u ndje se ka disa pika të përbashkëta në mënyrën si realizohen gjërat”, pohoi mes të tjerave Jonida Beqo, drejtoresha e Metropolit. 

Me autor dhe regji nga italiani Febo Del Zozzo rolet në vepër i interpretojnë aktorët Klea Konomi, Edvin Mustafa, Merita Dabulla, Ermir Jonka, Kristjan Koroveshi, Roerd Toçe, Rexhina Mollaymeri, Verjana Abazi. Regjisori italian bën me diej se shfaqja është një ndërthurje e pjesëve të ndryshme nga Homeri, Brehti dhe Pasolini, të cilat flasim për situata humbjeje, apo situata lufte dhe shtypjeje. “Kemi zgjedhur një pjesë të Brehtit po ashtu edhe një kritik elegji nga Pasolini të njeriut, humbës. Të pranosh humbjen do të thotë të kesh një forcë. Të posedosh një forcë, por të mos jesh violent. Në vepër flitet për historinë e Hekubës, humbjen e fëmijëve të saj, e përcjell kjo nëpërmjet  gjuhës së trupit”, tregon regjisori Del Zozzo që nesër sjell në skenë premierën teatrore. Sipas tij “Hekuba” është një vepër që mbështetet  mbi krijimin e gjestit dhe jo mbi narracionin. “Është një punë si një qëndisje, e cila bazohet mbi unisonin e aktorëve. Hekuba, jeton brenda kësaj force. Nga njëra anë forca që lëshon Hebuka dhe nga ana tjetër kundërpërgjigja e të tjerëve mbi qytetin e Trojës”,vijon regjisori Febo Del Zozzo për shfaqjen në Tiranë.

Puna me shfaqjen

“Hekuba”- Porte dhe periferitë e Mesdheut ka nisur punën në Teatrin Metropol në datën 7 nëntor, si një laborator i teatrit fizik, që ndërlidh hulumtimin teatral dhe improvizimin fizik me disa tekste klasike dhe bashkëkohore. Regjisori italian tregon për punën e tij me aktorët shqiptarë. Gjatë punës për shfaqjen nuk kanë munguar ushtrimet me zërin apo dhe ato të lëvizjes. “Gjatë kësaj kohe është punuar me ushtrime që synojnë studimin e lëvizjes së trupit në hapësirën skenike dhe përdorimin e zërit. Ka edhe momente reflektimi teorik. Gjuha e punës për laborator është italisht”, tregon për punën me aktorët në Tiranë regjisori italian. Kompagnia Laminarie është një kompani teatrore e themeluar në vitin 1994 dhe me qendër në Bolonjë. Që nga viti 2009 ajo ka drejtuar Teatrin DOM Kupën e Shtyllës. Qëllimi kryesor është të studiohen gjuhët origjinale në teatrin bashkëkohor. Hulumtimi i Laminarisë ka qenë prej origjinës së tij në lidhje me gjuhët bashkëkohore artistike, siç janë artet pamore, arkitektura, kinema dhe letërsia. Shfaqa që vjen nesër në skenën e teatrit për publikun premton të përcjellë një lojë aktorësh me nivel dhe kjo u theksua dhe gjatë prezantimit të shfaqjes në Teatrin e Metropolit. Më parë në skenën e tetarit u zhvillua një festival i cili bërë bashkë disa regjisorë shqiptarë me veprat në skenë.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 07:57

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën me dije se çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë në datat 22 dhe 23 shtator, me dy premierat më të reja "Motër e vëlla"dhe "Librar

Postuar: 18/09/2018 - 07:55

Janë pesë vepra premiera shqiptare që do të vijnë për publikun në skenën e Teatrit Metropol gjatë

Postuar: 18/09/2018 - 07:51

Zëri i artistëve për probleme të ndryshme sipas tyre nuk është dëgjuar nga Ministria e Kulturës.

Postuar: 16/09/2018 - 08:16

Vitit kulturor Austri- Shqipëri po vijon me aktivitete dhe veprimtari të ndryshme artistike dhe k

Postuar: 16/09/2018 - 08:13

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit

Postuar: 16/09/2018 - 08:10

Piktori Anastas Kostandini është nga emrat më të vlerësuar në art brenda dhe jashtë vendit.

Postuar: 15/09/2018 - 07:30

Nga e hëna e 17 shtatorit deri më 22 shtator do të zhvillohet edicioni i trembëdhjetë i Festivali