BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Një delegacion nga Bashkia Karmiel, vizitë në Berat

Një delegacion nga Bashkia Karmiel, vizitë në Berat

Një delegacion i Bashkisë Karmiel, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë z. Adi Eldar zhvilloi një vizite në Bashkinë e Beratit në datat 19- 23 Korrik. Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve të binjakëzimit ndërmjet dy qyteteve Berat dhe Karmiel. Në takimin në Bashkinë Berat në datën 19 korrik u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, kryesisht në shkëmbimet kulturore, në fushën e arsimit, të bizneseve të agrobiznesit dhe në rritjen e kapaciteteve ndërmjet stafeve. Të pranishëm në takim ishin edhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri z. Boaz Rodkin dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael z. Menashe Getz. Gjatë qëndrimit në Berat, Delegacioni i Karmielit zhvilloi një vizite në Qendrën Historike të Beratit, në Kala dhe Muzeun Ikonografik “Onufri” si dhe në biznesin e këpucëve “Caterina Firenze”.

Pjesë e axhendës ishin edhe vizita në njësinë Administrative Roshnik dhe Sinje, të cilat janë zona të rëndësishme të zhvillimit të agrobiznesit, kryesisht të prodhimit të ullinjve, qershive, vreshtarisë etj. Gjithashtu delegacioni zhvilloi disa takime me stafin e Bashkisë Berat dhe të Qendrës Kulturore, Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës Publike, ku u diskutua rreth mundësive të projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimet kulturore. Në fund të vizitës, u organizua një takim ndërmjet Kryetarëve të Bashkive respektive dhe stafeve, ku u parashtruan konkluzionet e vizitës dhe u vendosën piketat e bashkëpunimit për projekte konkrete. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze.

Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. 8 Korriku është Dita e Regjistrimit të Beratit në Listën e UNESCO. Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme.

Më të lexuarat