Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një instilacion për ekspozitën “Në gjurmët e Gjergj Kastriot Skënderbeut”

Postuar: 20/01/2018 - 10:10

Në Universitetin e Durrësit po zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës së Gjergj Kastriot -Skënderbeut. Në vijim të aktiviteteve u çel dhe ekspozita “Në gjurmët e Gjergj Kastriot Skënderbeut” me kuratore Fjoralba Satka dhe Eduina Lushka. Si profesore e artit pamor, kuratorja Fjoralba Satka tregon se prej kohësh ka nisur të punonte për të realizuar një ekspozitë arti. “Së bashku me Eduina Lushkën, ish studente ime në Universitetin e Arteve, sot një artiste në multi-media realizuam këtë ekspozitë”, tregon kuratorja Satka. Një tel i thjeshtë, nga ai që ndejmë rrobat çdo ditë në ballkone është varur në muret e sallës së bibliotekës, duke u shndërruar përkohësisht në një instilacion arti. Në telin e “galerisë” janë varur jo rastësisht bluze, të kthyera mbrapsht, të cilat “presin” të vishen nga studentët. “Ata tërheqin nga teli një bluzë, të cilën e kthejnë nga përpara, e lexojnë, dhe e veshin. Në secilën bluzë, është stampuar një nga shprehjet e heroit tonë historik, që i ka përdorur për të udhëhequr betejat apo si mjet komunikimi. Studentët, aktualizojnë shprehjet me përditshmërinë e tyre, duke realizuar komunikim interaktiv edhe me publikun kurioz. Studentët shihen nga njëra anë si “objekt arti” në ekspozitë. Veshin bluzet, qëndrojnë me to, largohen me to, duke prezantuar idenë e komunikimit, përçimit dhe mbartjes gjithmonë me vete të vlerave dhe kujtesës kolektive. Nga ana tjetër, studentët të cilët pritet të jenë mësuesit e ardhshëm të fëmijëve tanë, e ndjejnë veten pjesë të organizimit të kësaj ekspozite, të cilët, udhëhequr nga fryma e punës, e respektit dhe dashurisë, çojnë përpara vlerat e veta individuale, e të gjithë sëbashku të udhëheqim një shoqëri më të mirë e të denjë”, vijon më tej kuratorja Fjoralba Satka. Pjesa tjetër e ekspozitës, prezanton imazhe të stampuara të lokalizimeve të ndryshme, ku Gjergj Kastriot Skënderbeu ka lënë gjurmë. “Përshkrimi individual i gjurmëve në copa të vogla letrash të djegura, si përpjekje për të ruajtur frymën e të shkuarës dhe prakticitetit, shoqërojnë imazhet nëpërmjet kapjes në tel, ashtu sikurse edhe instilacioni përballë. Alma, Asllani, Erisa, Eva, Borëbardha, Daviola, Fotjana, Flavia, Manjola, Xhuljana, Sabrija, Romina, Elisa, Fatbardha, Iva, Marsida, Zyrida, Xhinaina realizojnë ilustrimin e këtyre gjurmëve nëpërmjet prezantimeve në grupe, me kënaqësi të madhe për shkak të eksperiencës që kanë fituar, por edhe dëshirën e tyre të madhe për t’u shfaqur në publik”, përfundon kuratorja e ekspozitës në ambientet e bibliotekës në Kampusin e ri, në Spitallë, UAMD.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2018 - 10:34

Shekspiri ngjitet përsëri në skenën e Teatrit Metropol. Pas veprës së “Nata e 12” kësaj here një tjetër kryevepër, “Romeo e Zhuljeta”, vjen në Teatrin Metropol për publikun.

Postuar: 18/02/2018 - 10:32

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nga Gjirokastra u shpreh se së shpejti do të ketë një ndërhyrje përforcuese në kala.

Postuar: 18/02/2018 - 10:31

Dekada me jetën artistik aktori i njohur Sulejman Dibra kujton se fillimet e tij me artin kanë nisur në qytetin e Shkodrës.

Postuar: 17/02/2018 - 09:41

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë publikun dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike që janë pjesë e vyer e kësaj arkive.

Postuar: 17/02/2018 - 09:39

"Ekspo Art Tirana" vjen në edicionin e dytë në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 17/02/2018 - 09:34

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra ditëve të fundit me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ata kërkojnë të ndalen plane

Postuar: 16/02/2018 - 10:19

Arkeologia Ornela Durmishaj është emëruar drejtore e parkut kombëtar të Apollonisë. Arkeologia Durmishaj vjen në këtë detyre pas konkursit që hapi Ministria e Kulturës.