Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një qytet i harruar dhe mafia, në komedinë dramatike “Pit Stop Mafia”

Një qytet i harruar dhe mafia, në komedinë dramatike “Pit Stop Mafia”

Postuar: 13/05/2016 - 09:01

Fatmir Koçi, një nga regjisorët e njohur shqiptar rikthehet me një film të ri për publikun, duke eksploruar komedinë dramatike. Është “Pit Stop Mafia”, filmi më i ri shqiptar, i cili u shfaq premierë në ekranin e madh të kinema Millennium, ndërsa do të vazhdojë të projektohet edhe në kinema të tjera. Filmat që mbajnë emrin e regjisorit Fatmir Koçi janë të njohur për spektatorin, por këtë herë me skenar dhe regji të tij filmi “Pit Stop Mafia” e prezantoi atë me një komedi dramatike, e cila ka në vëmendje probleme të shoqërisë. Në një qytet të vogël dhe të harruar nga koha, njerëzit duan para dhe kanë pamje mafiozësh haluçinante dhe groteske, kjo është ajo që përcillet në 93 minuta të filmit më të fundit të regjisorit Koçi. Ndërsa “Pit Stop Mafia” shënon të parën sprovë të regjisorit Koçi në gjininë e komedisë, e cila duhet theksuar se mbart nota të forta dramaciteti, për realizimin e kësaj janë përzgjedhur aktorët Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati, Gëzim Meta, Emi Canaj, Samuel Vargu, Erand Hoxha, etj. Fatmir Koçi regjisor, skenarist dhe producent, ndër vite për angazhimin e tij në filmografi si dhe për arritjet e tij është nominuar dhe ka fituar disa çmime në shpërblimet e ndryshme për film. Me këtë projekt filmi në ekranet e kinemave shqiptare, regjisori i njohur i rikthehet dy vjet pas filmit “Amsterdam Express”, i cili kishte të tjerë protagonistë. Por “Pit Stop Mafia” është një projekt filmi indipendent, i cili nuk ka mbështetje të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, por është i realizuar me një buxhet të ulët siç tregon dhe vetë regjisori Koçi. “Projekti i filmit “Pit Stop Mafia” do të vazhdojë të shfaqet në rrjetin e kinemave për publikun. Një film që është i realizuar me një buxhet të ulët. Është një projekt filmi indipendent, me buxhetin tonë, dhe nuk ka buxhet për realizim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ky film vjen pas premierës së filmit “Amsterdam Express”, që pata dy vite më parë”, tregon mes të tjerave regjisori i njohur Fatmir Koçi, ku filmin më të fundit të tij që këtë herë është një komedi me nota të forta dramaciteti publiku mund ta shikojë në ekranet e disa kinemave në Tiranë.
 
Filmi “Pit Stop Mafia”
Ngjarjet e filmit “Pit Stop Mafia” zhvillohen në një qytet të vogël dhe të harruar nga koha. Personazhi kryesor quhet Tulla, 30 vjeç, njeri i fortë, që ka biznesin e tij, lavazh, agjenci funerale dhe dasma. Çmenduria e bën të vetëshpallet zot i aksidenteve në “autostradën e vdekjes” për “të vdekurit”, që ndërkaq vishen me kostume Armani dhe Guci fallso (Gucci). Tulla, që ka tre fëmijë dhe gruan, kërkon të zhduket për të mos ekzistuar, ndërkohë që ka hesape me Krizën; të cilin e ka rritur si Mafioz, pasi i ka vrarë të atin. Kriza nuk zgjedh rrugën e krimit, dhe as nuk bëhet vrasës për hesap të hakmarrjes së vjetër. Si skenarist Fatmir Koçi gjatë këtyre viteve në filmat e tij më të fundit ka trajtuar jo pak tema që kanë në vëmendje atë që ndodh sot në shoqëri. Edhe në “Amsterdam Express”, i cili deri para se të shfaqej premiera “Pit Stop Mafia” ka qenë filmi më i fundit me regji nga Fatmir Koçi, në fokus janë tema aktuale si seksi, droga dhe dashuria. Ky film rrëfen jetën e një emigranti shqiptar të cilin e ndjekin një sërë telashesh në Amsterdam, ndërsa ka lëne pas në Shqipëri familjen si dhe të dashurën. Janë nevojitur 33 dite xhirime, ndër të cilat 23 në Bathore të Tiranës, dhe 10 ditë të tjera xhirime në Amsterdam të Hollandës, për të sjellë premierën e “Amsterdam Express”, në kinematë e kryeqytetit. Tashmë me premierën e filmit më të fundit të tij, regjisori Koçi përcjell para publikut të atë që ndodh në një qytet të vogël dhe të harruar nga koha.  
 
Nga Julia Vrapi
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje