BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita “Në simbiozë me Eposin” me piktura nga Azem Kuçana, magjia e artit piktorik shfaq vepra arti

Ekspozita “Në simbiozë me Eposin” me piktura nga Azem

Ekspozita “Në simbiozë me Eposin” sjell magjinë e artit piktorik të Azem Kuçanës. I rritur në prehrin e bjeshkëve, i dashuruar me format e kreshtave të Alpeve, me Valbonën mbresëlënëse e mbi të gjitha me këngët kushtuar kreshnikëve e zanave, piktori Kuçana na sjell figura e ngjyra magjike përmes pikturave të tij në ekspozitën, që u çel mbrëmjen e së hënës në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita vjen e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka, e cila thotë se imazhi i çdo pikture të tij shquhet për ritmin dhe ekspresivitetin e veçantë, veti kjo që buron edhe nga vallet e burrave e grave, ku janë skalitur tiparet më të bukura përmes penelit të artistit. Piktori Kuçana shprehet se si pikënisje e këtyre punimeve kanë qenë tregimet e gjyshes dikur në lidhje me Kreshnikët, zanat, etj. “Unë jam rritur me to dhe dalëngadalë copëza jete nga puna ime ose nga ajo çka unë kujtoja erdhi momenti që u bashkuan të gjitha bashkë dhe ndjehem shumë i lumtur që ato ëndrra, ato tregime të cilat gjyshja ime në fëmijëri na rriti, unë u përpoqa për më shumë se 40 vjet, po them që nga skicat e para ti kthej në një cikël, që është “Eposi i kreshnikëve””, tregon piktori.  Piktori Kuçana tregon se cikli i tij me piktura përbëhet diku te 70 punime, por në ekspozitë janë rreth 22 punë të ekspozuara. “Janë në formate të ndryshme dhe janë në kohë të ndryshme”, tregon ai, ku në ekspozitë ka piktura nga viti 2014, 2017, etj. I tërë cikli i piktorit daton që nga viti 1987 me skicat e valltareve, me personazhin e Mujit, etj, që më pas janë pikturuar në kohë të ndryshme. Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, si dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë u mbajt një orë leksion i hapur me temë “Në simbiozë me Eposin”. Këtë herë të ftuar në mjediset e muzeut ishin nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”. Kjo veprimtari u organizua pas vizitës që gjimnazistët bënë në ekspozitën e piktorit  të njohur Azem Kuçana, e cila ka si kryetemë pikërisht eposin tonë të Veriut.

 Një art, që ndërthur epikën dhe lirikën me rapsoditë

Kur takon në studion e Azem Kuçanës piktura pasoni, të cilat i përkasin imazheve fluturues të vashave, burrave dhe fëmijëve, që vallëzojnë në rrotullim e me gjeste të shumëllojshme në sfondin e maleve të kreshnikëve, të duket se gjendesh në mrekullinë e një jete marramendëse në të shkuarën e malësorëve të baladave dhe të “Eposit të Kreshnikëve”, shprehet kuratorja Suzana Varvarica. Sipas saj, nëse nuk e njeh këtë Epos nuk mundesh askurrë të emocionohesh prej figurave demostruese që Kuçana pasqyron në ekspozitën me titull: “Në simbiozë me Eposin”. “Piktori Azem Kuçana, lindur e rritur në këto bjeshkë, u dashurua me formën e kreshtave të alpeve të argjendta mbi të bardhën Valbonë, me ajrin e freskët dhe frymëmarrjen e legjendave, të cilat enden edhe kësaj dite shpat mbi shpat, pemë mbi pemë, luginë mbi luginë e shtëpi mbi shtëpi në Malësitë e Gjakovës. Si çdo fëmijë i këtyre anëve dëgjoi, përmes zërit të nanës, kangët e Gjergj Elez Alisë, të Mujit e të Halilit, të Jutbinës, Zanave dhe Orëve të malit”, shprehet Varvarica kuratore e ekspozitës. Pikturat më të fundit të Azem Kuçanës lidhen ngushtësisht me kulturën shpirtërore të gjesteve të njeriut në vallet e popullore, një art që ndërthur epikën dhe lirikën me rapsoditë. Sipas kuratores, impenjimi i artistit për ta sjellë gjithëpërfshirëse këtë temë, e shtyu të mendojë se sistemi i tij piktorik mund të bëhej pjesë e opinioneve të saj estetike. “Dhe ai u bë”, thotë ajo.

Pikturat ndahen në dy grupe

 Piktori i kushton vëmendje krijuese si pikturimit të disa historive të legjendave ashtu dhe shpërthimeve të ndryshme emocionale të portreteve njerëzor gjatë kryerjeve së figurave “skenike” në aktin e vallëzimit dhe të këngës së trupit të tyre. Sipas kuratores Suzana Varvarica Kuka këto të fundit janë dhe më impenjativet dhe më dritëhedhëset në kërkimet e vetë piktorit.  “Pikturat në ekspozitë ndahen në grupe. Artisti ka pikturuar spikatjen ndaj lëvizjeve të trupit të vajzës, duke krijuar emocione të mrekullueshme. I ka dhënë një vend kryesor valleve me dy, tre dhe në grup personazhesh, i ndikuar tërësisht nga organizimi i valleve të folkut verior. Gjithashtu i ka kushtuar kompozime portretit, që pasqyrohet si një çast pushimi i valltareve, të cilat pozojnë me kostumografinë dhe psikologjinë e tyre. Ajo që dallon është se në tërësi pikturat pasqyrojnë figura të improvizuara në mënyrë spontane ashtu siç janë dhe lëvizjet në vallet popullore të Malësisë së Alpeve të Valbonës, që përmbushen dhe pasurohen me figura kuptimplote. Imazhi i çdo pikture shquhet për ritmin dhe ekspresivitetin e veçantë, veti kjo e buruar nga vallet impresive”, thotë ajo.

Figura e  valltares

Tiparet e valleve, që pasqyrohen në figurat e grave apo të burrave, janë tipike dhe të dallueshme. Studimet e folkut i dallojnë ato profesionalisht. Në pikturat e ekspozitës “Në simboizë me Eposin”, shprehet kuratorja Suzana Varvarica disa tipare janë trupëzuar, pasi piktori, më së tepërmi i ka dhënë rëndësi shpërthimit të figurës së gruas gjatë lëvizjeve në fluturimin hapësinor. “Ai e ka kompozuar duke vallëzuar e vetme dhe në grup. Figura e valltares së vetme, që përbën një grup pikturash duket se është më i bukuri në këtë ekspozitë. Në këtë grup, përpos estetizimit ekspresiv të ngjyrës, kompozimit apo vendosjes së shtatit figurë në çast intim me vallen, dalloj improvizimin krijues dhe humbjen e artistit brenda në kërcim. Ai nuk është aspak didaktik dhe akademik. Ai dallon lëvizjen, e ndalon dhe e kthen në gjest përmes vizatimit të vrullshëm dhe ngjyrave ekspresive. Piktori pikturon dinamizmin në pikturë dhe jo tregimin e saj. Mbi të gjitha, gjatë interpretimit  vlerëson shprehjen emocionale të ngjyrave në paletën e vet”, vijon Varvarica. Këto tipare sipas saj, janë të shprehura dhe në grupet e tjera, duke veçuar vizatimin e figurave plot elegancë, që shpërthejnë krenari dhe hijeshi tek personazhet e valltareve vajza, që duket se shkëputen nga toka. “Valltarët burra dallojnë për karakteristika të lëvizjeve të ngadalta e hedhje pas hedhje, të kursyera dhe të bindura. Lëvizjet janë të natyrshme. Ato duken se e mbrojnë gruan si një shqiponjë dhe i vijnë rrotull asaj, e cila humbet në marramendjen e subjektit të valleve”,  shprehet kuratorja dhe studiuesja Varvarica.

Imazh i kompozuar

Kuratorja Suzana Varvarica shprehet se në të gjithë atmosferën e ekspozitës “Në simbiozë me Eposin”, duket se piktori ka dashur të formojë një imazh të vetëm të kompozuar me lëvizje trupi, hedhje duarsh, pozicionim kokash, vështrim sysh në hapësirën pafund. Ajo thotë se ata transmetojnë këngë çikash, vallëzime vajzash të reja në kullota, bjeshkë, në dasma, në festa e para djepit. “Nëse vallet në studimet e folkut janë bashkudhëtare në rrugën e historisë dhe pjesë përbërëse e jetës shpirtërore të popullit të kësaj treve, atëherë marr të drejtën të shprehem se pikturat e kësaj ekspozite do të mbeten si pjesë figurative e shprehjes së dy autorëve të librit të botuar në 1937 me titull “Kënga e Kreshnikëve dhe Baladat” të Visareve të Kombit, At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti, të cilët në parathënie shkruan se: “Folklora asht pasqyra në të cilën shqyrtohet ma s`miri psika kombëtare e asht lulishta prej së cilës mund të zgjidhen lulet ma të bukra të gjuhës dhe literatyrës, asht edhe monumenti me të cilin dallohet historija e nji kombi...””, shprehet në tekstin e saj rreth ekspozitës kuratorja dhe studiuesja e artit Suzana Varvarica. Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita "Në simbiozë me Eposin" e piktorit Azem Kuçana do të qëndrojë deri më datë 2 tetor.