BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Një ballo me maska”  e Verdit në formë koncertale, me solistët e Teatrit të Operës dhe Baletit

“Një ballo me maska”  e Verdit në formë

Vepra “Një ballo me maska” shkruar nga Giuseppe Verdi erdhi në formë koncertale me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo vepër erdhi pas një pune disa mujore të trupave artistike dhe një trajnimi dy-javor të dirigjentit Sebastiano Rrolli me solistët kryesorë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. TKOB më herët shprehej se ariet më të bukura të veprës së Giuseppe Verdi-t do të sjellin në vëmendje heroinën verdiane, e cila merr në dorë fatin e saj e nuk përkulet përballë maskilizmit. “Një ballo me maska” e Verdit sipas TKOB është një produksion, i cili shumë shpejt do të transmetohet online dhe në RTSH 1 HD për të gjithë publikun. “Së shpejti online në Facebook, YouTube, www.tkob.gov.al, si dhe në RTSH 1 HD”, shprehet TKOB. “Një ballo me maska” është vënë dhe më parë në skenën shqiptare, por këtë herë erdhi në një formë koncertale me solistët Eva Golemi, Shpresa Beka, Dorina Selimaj, Armaldo Likaj, Armaldo Kllogjeri, Ivana Hoxha, Erlind Zeraliu dhe Bledar Dhomi. Eva Golemi është një nga zërat e vlerësuar në skenën shqiptare, por tregon se këtë herë në “Një ballo me maska” ishte me rolin e Amelias. Sopranoja thotë se është hera e dytë me këtë rol. “Më parë kam qenë në veprën “Një ballo me maska” në 2008 me regji të Nikolin Gurakuqit, dirigjent Eddi de Naddai. Këtë herë është dirigjent Sebastiano Rolli”, shprehet sopranoja. Për shkak të pandemisë Teatri Kombëtar  Operës dhe Baletit po vazhdon me shfaqjet online këtë sezon artistik. Për sopranon e njohur Eva Golemi në këto kushte kjo është më e mira, që mund të bëhet. “Jemi më të pranishëm me publikun në këto kohë të kufizuara prej pandemisë. Në këto kushte është më e mira, që mund të bëhet”, thotë sopranoja Eva Golemi.

Opera dhe Verdi

Fillimisht opera duhej të vihej në teatrin e San Carlo të Napolit. Ajo është frymëzuar dikur nga    mbreti i Zvicrës, Gustavi i III-të, viktimë e një komploti të planifikuar gjatë një balloje me maska. Libreti i Antonio Somma-s, u përshtat censurës së asaj kohe. Ajo u ndryshua në itinerarin nga Evropa në Amerikë dhe duke e bërë sovranin protagonist një guvernator të një kolonie angleze. Në shkurt të vitit 1859 në Teatrin Apollo të Romës, ajo arriti një sukses të madh në karrierën e Verdit. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Verdi u lind më 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqën qysh herët, por shkollimi i vështirë. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Meloditë e operave të tij ishin të çliruara nga virtuoziteti dhe koloraturat e tepruara dhe të dominimit të muzikës mbi përmbajtjen. Përmbajtja dhe muzika ishin të mishëruara me njëra -tjetrën, prandaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do ti kompozonte, dhe bashkëpunoi ngushte me libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi anën dramatike dhe psikologjike të karaktereve të protagonistëve të operave të tij. Muzika e tij mbështetej në gurrat e muzikës popullore prandaj u mbështet nga shtresat e gjera të popullsisë. Operat më të njohura të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botes janë: “Nabukodonozor”, “Rigoleto”, “Trubaduret”, “Traviata”, “Një ballo me maska”, “Aida”, “Othello”, “Falstaf”. Sipas kritikës, në historinë e gjatë të operës Verdi zë vend të nderit, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane.