BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Një ditë me kuratorin”, për pavijonin e Mesjetës në muze

“Një ditë me kuratorin”, për pavijonin e

Në pavijonin e Mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua aktiviteti “Një ditë me kuratorin”. Prej kohësh ky aktivitetet po zhvillohen në MHK, ku nxënës të shkollave të ndryshme janë të pranishëm në muze. Në aktivitetin më të fundit, specialisti Spiro Nika ju foli nxënësve rreth temës “Principatat arbërore bërthama të kombit shqiptar. Dëshmitë arkeologjike në Muzeun Historik Kombëtar”. “Principata e Arbërit (1190-1216) është formacioni i parë, më i hershëm në Shqipëri, për periudhën e Mesjetës. Kulmin e zhvillimit Principata e Arbërit e arriti në kohën e Dhimitrit të Arbërit, i cili e quante veten “Dei gratia panhypersevastos et magnus archond” (Me hir të Zotit panhipersevast dhe arhond i madh). Në Pavijonin e Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar gjendet Guri i varrit të familjes së sevastit Mihal Sgura, i cili është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1980, nga arkeologët Aleksandër Meksi dhe Damian Komata në kishën e “Shën Mërisë” të Brarit. Shteti i parë mesjetar në territoret arbërore që njihej dhe me emrin arbanoni, qendra e principatës ishte Kruja, sunduar nga Dinastia Skuraj. Themelues ishte Progoni (1190-1198) dhe në vazhdim djemtë Gjini (1198-1208) dhe Dhimitri (1208-1216). Këtë herë në muze gjatë këtij aktiviteti ishin pjesëmarrës nxënësve të shkollës “Protagonistët”. Pavijonit të Mesjetës i janë kushtuar dy salla ku vizitorët kanë mundësi të njihen me zhvillimin ekonomik, social, politik dhe kulturor të shqiptarëve në periudhën nga shekulli VI e deri në atë XV. Nëpër stendat e muzeut gjenden mjaft dokumente, të cilat dëshmojnë për qëndresën e popullit shqiptar ndaj pushtimeve të huaja bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Në vitrina të ndryshme janë paraqitur objekte origjinale të prodhimeve artizanale, monedha të principatave shqiptare, stema të princave arbërorë etj. Një vend të veçantë zë ekspozimi i një numri të madh veprash arti e arkitekturore si kalatë e Beratit, Shkodrës, Prizrenit dhe Durrësit. Në muze gjendet porta monumentale e Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan me stemën e princit Karl Topia. Kjo portë daton në shekullin XIV. Po në këtë shekull kemi edhe Epitafin e Gllavenicës, i cili daton në vitin 1373 dhe është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar në afërsi të Ballshit.  

Më të lexuarat