BREAKING NEWS

Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen në mbledhje grupi për spastrime, kryeministri i pakënaqur me shumë emra

Rama kopsit listën e kandidatëve, deputetët paralajmërohen
x

Kultura

“Një laps në dorën e Zotit”, një homazh me streetart në një rrugicë të Tiranës

“Një laps në dorën e Zotit”, një homazh me

“Një laps në dorën e Zotit”, në 110- vjetorin e lindjes së Nënë Terezës është një homazh që i bëhet shenjtores, duke lënë një gjurmë artistike në muret e një prej rrugicave në Tiranë. Një projekt me vëmendje te qytetarët e Tiranës ku një nga aspektet e tij është impakti estetik në rrugë, duke i dhënë një frymë historike e muzeale që lidhet posaçërisht me këtë figurë aq të dashur për shqiptarët, por edhe për gjithë qytetarët e botës. Të huajt që vizitojnë Tiranën shpesh pyesin a ka një muze apo diçka të ngjashme për Nënë Terezën, dhe kjo rrugicë përcjell diçka të veçantë përmes artit. Ideatore dhe kuratore, Albana Kozeli për këtë projekt që u realizua në një nga rrugicat e Tiranës në 110-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës thotë se ka qenë një ide e saj qysh herët, pasi e lidhnin shumë aktivitete jetësore më atë rrugicë, ku ka banuar familja e Nënë Terezës. Për kuratoren Albana Kozeli, ajo çka i jep më shumë vlerë historike e muzeale është se në këtë rrugicë ndodhet shtëpia ku ka banuar familja e Nënë Terezës. “Me kohë kjo rrugicë do të hyjë në hartën e artit urban të Tiranës si pikë atraktive për turistët, e pse jo, edhe në hartën ndërkombëtare të Graffitit, një art tashmë shumë i përhapur në botë. Ky projekt u mundësua nga Bashkia Tiranë”, tregon kuratorja. Rrugica është konceptuar e gjitha me ngjyrat e veshjes së Nënë Terezës si misionare, tashmë simbolikë e njohur në të gjithë botën. Në ballë të hyrjes së rrugicës kur vjen nga rruga e “Kavajës” është silueta e shamisë dhe portretit të Nënë Terezës dhe, konceptualisht, e dizenjuar si një shirit i shallit të saj (në ngjyrë bardhë e blu), ky shall i saj përshkon gjithë rrugicën. Aty ka dhe një tekst me të dhënat kryesore të lindjes, vdekjes e shenjtërimt të saj. Fjalët përshkruajnë si një libër i hapur gjithë rrugicën, duke u gdhendur në kujtesë të gjithkujt që kalon aty rastësisht, apo me qëllimin e vizitës së projektit. Duart e rrudhura të mbledhura në lutje dhe rruzaren në gishtërinj ishte ajo që piktori vendosi të hedhë mbi muret e vjetra, ndërsa banorët edhe pa portretin diktojnë shpejt se bëhet fjalë për Nënën Terezë të Kalkutës, Anjezë Gonxhen shqiptare dhe shenjtoren e të gjithë botës së krishterë katolike. Po në krye të rrugicës mbi një platformë të vogël ekzistuese është vendosur një skulpturë e sandaleve të saj, me të cilat përshkroi rrugën e jetës e të misionit të saj, simbolikë e këtij rrugëtimi të shenjtë, duke qenë se kjo rrugicë lidh dy nga arteriet kryesore të qendrës së Tiranë, ajo rrihet shumë nga këmbësorët dhe është e populluar vazhdimisht.  Drejtor i projektit është Adrian Çene, ku piktorë janë Edlir Kasaruho, Lulzim Myrtaj, Astrid Vlasman, dhe Resina Meçani.