BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Një pasdite në muze, kushtuar Isa Boletinit

Një pasdite në muze, kushtuar Isa Boletinit

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze”. Në kuadër të 155-vjetorit të lindjes të Isa Boletinit, tema e përzgjedhur ishte “Roli i Isa Boletinit në Pavarësinë e Shqipërisë”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Për të referuar për këtë temë ishte i pranishëm MSc. Indrit Jonuzi, mësues i gjimnazit “Isa Boletini”, Vorë. Në emër të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, referoi specialisti Stefan Tetollari, i cili tha se Heroi i Popullit Isa Boletini ishte udhëheqës popullor ushtarak, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirimin kombëtar. Gjatë viteve 1901-1902 Isa Boletini ishte në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të zi dhe Rusisë, e cila ishte përkrahja e tyre e madhe në Ballkan.

Gjatë luftërave Ballkanike Isa Boletini u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e shpalljes së pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, Isa Boletini u ndodh përkrah Ismail Qemalit dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e qeverisë së përkohshme të Vlorës. Isa Boletini i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Edhe pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftërat ballkanike e nga vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Ndërsa, profesor Indrit Jonuzi, midis të tjerash tha se Isa Boletini ishte një figurë e rëndësishme kombëtare, i cili iu gjend afër Ismail Qemalit në procesin e shpalljes së Pavarësisë.

“Nëse Ismail Qemali ishte truri i Pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini ishte krahu i armatosur i saj. Por vetëm 3 vjet e dy muaj nga dita më e madhe e kombit shqiptar, njeriu që luftoi aq shumë për këtë pavarësi u vra në një pusi nga 80 xhandarë malazezë dhe serbë. Të dielën e 23 janarit 1916 plumbat që vërshëllenin rreth e rrotull si grerëza të tërbuara, e lanë të vdekur Isa Boletinin në kalldrëmin e urës Ribnica në Podgoricë të Malit te Zi”, shkruhet në materialin e muzeut. Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Nxënësit e gjimnazit “Isa Boletini”, të pranishëm në këtë veprimtari, morën përgjigjet e shumëpritura nga ana e ligjëruesve.