BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Kultura

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në

Zbulimi i ri arkeologjik në Durrës sjell fakte të reja mbi shtrirjen e qytetit dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar. Sipas arkeologëve dhe studiuesve bëhet fjalë për një nga zbulimet më të rëndësishme të kohëve të fundit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet në rrjete sociale se gërmimet arkeologjike zbuluan rrënojat e një  muri, ku vihen re disa faza ndërtimi. “Një aset i ri arkeologjik i shtohet qytetit të Durrësit! Gërmimet arkeologjike që i paraprinë hapjes së themeleve të shkollës "Eftali Koçi" zbuluan rrënojat e një muri, ku vihen re disa faza ndërtimi, duke filluar prej periudhës arkaike, një kullë fortifikimi e shek. IV-III para Krishtit, por dhe artefakte, si enë qeramike, figurina, tulla, tjegulla, që datojnë prej shek. V-III para Krishtit. Këto zbulime na çuan në vendimin për zhvendosjen e themeleve të shkollës, hartimin e një projekti konservimi dhe hapjes për publikun”, shkruan ministrja e Elva Margariti në rrjete sociale për këtë zbulim që u bë gjatë kësaj kohe. Për këtë zbulim arkeologjik në qytetin e Durrësit ku është marrë dhe një vendim, ministrja e Kulturës Margariti thotë se ky zbulim, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit hedh dritë mbi ndarjen e qytetit antik, duke konfiguruar hapësirën urbane dhe hapësirën funerare me nekropolin, si dhe atë të shenjtë. “Të dhëna këto deri tani sporadike”, shkruan Margariti në rrjete sociale. Pak ditë më parë edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako shkruante në rrjete sociale se zbulimi i ri arkeologjik pranë shkollës “Eftali Koçi”, e cila po rindërtohet, është një shembull i harmonizimit të një projekti publik, si kjo godinë arsimore, me një sit arkeologjik në natyrë, një sinergji mes aktorëve të këtij zhvillimi.  Sa herë flitet për qytetin e Durrësit, gjithmonë na vjen në mendje historia e një qyteti mijëra vjeçar, me dëshmi të jashtëzakonshme arkeologjike. Në Durrës ndodhet dhe Amfiteatri, unik në të gjithë Ballkanin.

Më të lexuarat