BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Një udhëtim prej gati 700 faqesh për botën, jetën dhe vdekjen në një mënyrë madhështore, ashtu si vetëm pena e Jamal Ouariachit di ta bëjë

Një udhëtim prej gati 700 faqesh për botën, jetën dhe

Është darkë vonë. Edhe pak dhe mbaroj me përkthimin e romanit “Uria” të J. Ouariachit. Gjithë bota ku sillen personazhet e librit të tij është aq e njohur dhe aq e dashur për mua. Amsterdami fle. Ashtu si Aurelia, personazh kryesor në roman, edhe unë jam endur për shume vite tashmë rrugëve të qytetit në këmbë e me biçiklete nga shtëpia në pune, nga puna në kopsht e në shkollën e fëmijëve, në pazar, në kinemanë Kriterion, në universitet, në disko, në klub, në park. Ashtu si edhe personazhi tjetër, Aleksandri, edhe unë punoj me një organizatë që ndihmon vendet në zhvillim. Dhe deri këtu jeta e tyre nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Lind, rritesh, shkollohesh, martohesh, lind fëmijë, u gëzohesh, shpreson të plakesh me dinjitet dhe i shëndetshëm në një vend ku mbizotëron paqja dhe harmonia, në një vend plot mirëqenie, që frymon liri dhe tolerancë. Historia e dhimbshme e botës në zhvillim, luftërat, konfliktet, diktaturat, mungesat, dhuna dhe uria, nuk janë dhe nuk ka përse të jenë edhe historia jote. Atje individi është një numër, këtu gjithçka sillet rreth individit, zgjedhjes së tij të lirë. Ndërkohë që shkruaj këta rreshta, anija e policisë së portit kalon buzë dritareve të apartamentit tim, që sheh mbi lumit IJ. Jetoj në katin e dytë dhe sytë tanë takohen. Natën e mirë, sikur më përshëndesin ata. Shko fli, boll ndenje zgjuar, nata është jona. Ji e qetë. Ji e sigurt. Gjërat janë nën kontroll. Dhe kështu është, kështu duhet të jetë. Por deri në çastin "kur të rrëshqet këmba", siç ngjet me Aleksandrin. Deri në çastin kur, pa dashje, zgjon demonët e urrejtjes, të zemërimit popullor, zgjon zilinë dhe babëzinë. Atëherë turma, opinioni, shoqëria, qytetaria, komuniteti (pa ty), media, ah media, të gjithë të vihen kundër. Asnjëri nuk të dëgjon, as të beson. Aq më tepër kur luhet me më të pafajshmit - fëmijët. Kafshatë që s'kapërdihet për shoqërinë, të luash me ndjenjat e sigurinë e tyre. Je i mbaruar. Je i dënuar. Je vetëm. Edhe vajza që e doje me shpirt, nuk është më pranë teje. Je aq vetëm, sa mund të rrish me ditë të tëra pa e hapur gojën, jo vetëm në burg por edhe jashtë tij. Mund të qelbesh i vdekur në shtëpinë tënde dhe askush nuk do ta ndiejë mungesën tënde. Sepse ty të është vënë viza. As nuk bëhet fjalë për mëshirë ndaj teje. Mëshira është për botën në zhvillim. Për ata zezakët e vegjël me sytë ku gëlojnë mizat e barkun e kanë bosh. Ata zezakët që ti i more dhe na i solle këtu që t’i bëje njerëz. Çfarë hipokrizie! Kjo është dilema e Aleksandër Laszlos. Të hapë gojën, të flasë, të rrëfejë, të shkaktojë më shumë indinjatë, të mbrojë mendimin e lirë? Apo të rrijë gojëkyçur e të mbajë "kryqin" mbi shpinë? Si humanist, si erudit, si kokëfortë, si njeri që do të ketë dinjitet, ai zgjedh fjalën, ai zgjedh debatin dhe në këtë mënyrë edhe konfrontimin. Duke dashur të lajë hesapet me ata që e gjykuan, ai i vë një pasqyrë shoqërisë, qytetarisë, turmës. A nuk po luan me zjarrin? A nuk po e ekzagjeron? Çfarë ndodh? Për këtë duhet të lexoni librin dhe të ndiqni në labirintin e jetës këta dy personazhe që dashurohen në kohë urie. Urie? Po, po urie, në Etiopi. Atje filloi. Anija e portit kaloi përsëri përpara dritareve të shtëpisë sime. Ka filluar të zbardhë. Sot janë bërë katër javë që, si miliona njerëz nëpër botë, jam ngujuar në shtëpi për shkak të pandemisë së Covid 19. Ndoshta botët tona me dhe pa uri, me dhe pa Covid 19, me dhe pa demokraci e liri, nuk janë aq larg njëra-tjetrës. Historitë tona aq sa janë të përveçme, janë pjesë të së tërës. Histori dashurie për jetën të ndërthura aq bukur në këtë roman, i cili mendoj e ka merituar të vijë edhe te lexuesi në shqip. Lexim të mbarë!

* Reflektim i përkthyeses Albana Shala për romanin “Uria”