BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

 “Njerëz me dritë” nga Lefter Çipa promovohet në një aktivitet në Vlorë

 “Njerëz me dritë” nga Lefter Çipa promovohet

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta me Universitetin e Vlorës ka promovuar të hënën librin “Njerëz me dritë” të Lefter Çipës (postmortem). Kryetari i Akademisë së Shkencave akademik Skënder Gjinushi në fjalën përshëndetëse në përurimin e librit dhe fondit arkivor të Lefter Çipës përgëzoi personalisht rektorin Roland Zisi për nismën e krijimit të fondeve dorëshkrimorë pranë bibliotekës së institucionit. Në fjalën e tij akademik Skënder Gjinushi foli për rolin e Lefter Çipës si autor tekstesh të këngëve popullore, si organizator e drejtues grupesh folklorike, si poet e njeri me karakter të fortë dhe për emrin e tij si një mjeshtër i polifonisë, i harmonisë dhe thellësisë së saj dhe si mjeshtër i risive. Gjinushi e vlerësoi Lefter Çipën si një personalitet të rrallë e krijues që përsosi artin e krijimit dhe tha se studentët dhe profesorë të universitetit, të folklorit, etnologjisë, letërsisë, etnomuzikologjisë dhe të degëve të tjera, do të gjejnë në këtë arkiv laboratorin e krijuesit popullor e qytetar. Paraqitja e botimit u bë nga prof. Bardhosh Gaçe dhe akademik Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave. Akademik Sinani tha se në një histori të ardhshme të letërsisë shqipe, emra të tillë si Lefter Çipa, Dhori Qiriazi, Ndoc Gjetja, Hamit Aliaj dhe shumë të tjerë, që krijuan me frymëzim të vetvetishëm, pa e vrarë shumë mendjen nëse arti i tyre do t’u shfaqej me emrin vetjak apo me atë të popullit, do të kenë një vend të veçantë. Sipas tij, libri “Njerëz me dritë” i Lefter Çipës i kushtohet familjes së artit dhe poezisë së tij. Libri vijon akademik Sinani, është një histori e shkruar nga një njeri krenar, që i njeh një nga një hierarkët e letërsisë në kryeqytet, shtrohet në sofrën e begatë të krijimtarisë bashkë me ta, hyn në zyrat dhe shtëpitë e tyre, brendësohet aq shumë sa të bëhet zot i dollisë në tryezën e mikut. “Është një libër që të çon tek pyetja nëse Lefter Çipa i takon më shumë Vlorës e Labërisë apo kryeqytetit. “Njerëz me dritë” është libër dëshmie se sa shumë i ka dashur e çmuar Lefteri miqtë e tij të lartë, me paraqitje si kontë Parisi, siç i sheh ai Shuteriqin e Dritëronë në një prej njohjeve të para me ta”, tha akademik Sinani, dhe theksoi se ky libër është një testament dashurie dhe njëherësh një jetë autori dëshmuar përmes lidhjeve me njerëzit e urdhrit të artit. Lefter Çipa (Pilur, 14 shkurt 1942 - 18 shkurt 2021) ka qenë poet shqiptar. Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i Kombi”.

Më të lexuarat