BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Nominimi direkt për në OSCAR ashpërson rregullat e konkurrimit në TIFF, filmat nuk duhet të jenë shfaqur në kinematë ballkanike dhe evropiane

Nominimi direkt për në OSCAR ashpërson rregullat e konkurrimit

Tirana International Film Festival (TIFF) këtë vit do të zhvillojë edicionin e 16 në Tiranë. Një event, i cili tashmë është një ngjarje pasi akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë - TIFF, si një nga festivalet zyrtare të saj, që ka atributin e nominimit për “Oscar” për çmimin e filmit të shkurtër. Për këtë edicion aplikimet janë hapur dhe për drejtorin artistik Agron Domi rregullat për pjesëmarrësit do të jenë dhe më të forta. “Rregullat e pranimit të filmave këtë vit në TIFF sigurisht që janë më të forta, sepse duhet të jenë dhe filma premiera që nuk janë shfaqur më parë në kinema në Europë, por dhe në Ballkan. Tani ne duhet të kemi rregulla të forta për këtë kategori, sepse i kërkon akademia “Oscar” të tilla kritere dhe duhet të respektojmë ato që përmban ajo. Premiera në kemi pasur dhe më parë, por është fjala tani për premiera evropiane dhe rajonale. Të mos kenë dalë në kinema filmat, janë kushte që vihen nga akademia e çmimeve “Oscar”, tregon drejtori artistik Agron Domi. Festivali TIFF këtë vit vjen në edicionin e 16 dhe ka filluar vëmendja menjëherë, sipas Domit në tre javë ka pasur qindra aplikime. “Brenda tre javëve kam marrë 400 aplikime filmash nga shtete të ndryshme. Për industrinë kinematografike kjo është një fat i madh të jetë Shqipëria në këtë zgjedhje”, vijon më tej ai. Aplikimet për këtë edicion të 16 mbyllen më datë 2 korrik të këtij viti dhe festivali do të zhvillohet në muajin nëntor. Por drejtori artistik Agron Domi këtë herë flet jo vetëm për një garë të fortë në TIFF, por dhe pagesa për aplikimet ka ndryshuar. “Tani ne jemi me aplikimet dhe me datë 2 korrik mbyllen për të marr pjesë në TIFF. Tashmë do të jetë një konkurrencë dhe më e fortë, megjithëse është rritur  çmimi i hyrjes për të aplikuar në TIFF. Të gjithë ata që hyjnë të aplikojnë në TIFF paguajnë një kuotë për pjesëmarrjen. Por ne edhe pse e rritëm këtë vit çmimin e hyrjes sërish është shtuar numri i aplikimeve deri tani, kjo do të thotë që efekti është i madh. TIFF do të vijojë me të gjithë seksionet me filmat në konkurrim siç kanë qenë”, pohon mes të tjerave Agron Domi.

Tirana International Film Festival

Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare, që fituesi i tyre në short category nominohet për “Oscar” animation, fiction ose documentary. Kjo i jep Tirana International Film Festival (TIFF), si i vetmi në Ballkan që mund të sugjerojë film të shkurtër për “Oscars”, një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europianë dhe jo vetëm. Festivali paraqet seksione konkurruese në kategoritë e mëposhtme: Feature (të gjitha zhanret e filmit); Filmi Dokumentar (të gjitha gjatësitë); Fiction ; Animacion;  Video Art & Eksperimentale; Filma të studentëve; Filmat shqiptarë. “Filmat në konkurs duhet të kenë përfunduar pas janarit 2017, regjistrimet duhet të dorëzohen deri më 2 korrik 2018”, thuhet në njoftimin e faqes së festivalit. Me këtë zgjedhje nga akademia “Oscar”, TIFF është një mundësi e madhe e kinemanë shqiptare dhe asaj të rajonit. Tirana International Film Festival hyn kështu në një listë prej 85 festivaleve më të rëndësishme të botës, ku Italia përshembull që ka me dhjetëra ka vetëm festivalin e Venecias në këtë listë. TIFF vazhdon të mbetet një festival indipendent, që ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore./Nga Julia Vrapi

 

 

Më të lexuarat