Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas!" nesër mbrëma shfaqja e fundit e sezonit

Postuar: 26/06/2019 - 07:29

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas!" nesër në mbrëmje do të shfaqet për publikun në amfiteatrin e Tiranës. Një komedi, me situata fantastike dhe humor brilant. Vepra shkruar nga autori grek Jorgos Theodosiadis vjen në skenën teatrore me regji nga Donard Hasani dhe Valdrin Hasani. Vepra interpretohet në skenë nga aktorë të njohur të teatrit, dhe në role janë Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Me producente Shegushe Bebeti, kjo vepër më parë u shfaq në skenën e teatrit “Bylis” në qytetin e Fierit. Vijoi disa mbrëmje për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, dhe nesër në mbrëmje komedia do të jetë në skenën e amfiteatrit të Tiranës për herë të fundit këtë sezon artistik. Por për regjisorin Donard Hasani kjo është një komedi e vështirë në strukturë. “Kjo vepër ka pasur dhe një lloj stërmundimi deri në realizimin e saj. Këto janë situata që nuk janë të thjeshta për t’u shpjeguar, dhe jo më për tu interpretuar”, tregon mes të tjerave regjisori Donard Hasani. Për ta sjellë në skenën e teatrit në Shqipëri, regjisori Donard Hasani shprehet se për këtë vepër kërkimi ka nisur para pesë vitesh. “Kjo vepër është hit në Greqi, ndër më të kërkuarat dhe më të vëna në skenat e teatrit. Me shumë përpjekje kam gjetur këtë vepër, madje kam pesë vite që kam nisur kërkimin dhe mendimin për ta sjellë në skenën e teatrit”, pohon regjisori Hasani për veprën, që është përkthyer nga Maklena Nika. Në qendër të komedisë greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” janë tre personazhe , që përplasen me njëri -tjetrin në momentin që hyn një vajze me të cilën janë dashuruar të tre pa e ditur. Kjo komedi trajton jetën e tre djemve me të meta fizike, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bashkë në të njëjtin apartament. Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një restorant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan. Komedia fillon me ardhjen e saj në shtëpinë e tyre, ku të tre befasohen që ajo i njeh dhe secili përpiqet ta bëj për vete, duke u munduar të fsheh të metën fizike që ka. Në fund të gjithë pranojnë që jeta duhet jetuar me optimizmin për të ecur përpara pa e paragjykuar veten.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2019 - 07:54

Festivali Multikulturor i Beratit erdhi në edicionin e tij të gjashtë, me një program të pasur në ditët e tij.

Postuar: 21/07/2019 - 07:52

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” vjen me vepra të piktorit Shyqyri Sako.

Postuar: 21/07/2019 - 07:51

Përballë problemeve, që janë në aktivitetin artistik artistë të ndryshëm shprehen se nuk gjejnë m

Postuar: 20/07/2019 - 07:44

Gjithmonë kam qenë i mendimit që racat dhe etnitë e ndryshme të njerëzimit janë si një buqetë me

Postuar: 20/07/2019 - 07:42

Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, me skenar dhe regji nga Kushtrim B

Postuar: 20/07/2019 - 07:41

Sezoni artistik në teatro ka përfunduar, por për artistët Ministria e Kulturës duhet të riorganiz

Postuar: 19/07/2019 - 07:28

Filmi “Streha mes reve” pas pjesëmarrjes në “Munich Film Fest” do të shfa