BREAKING NEWS

Tensionohet situata në Ballkan/ Dodik i ‘frynë zjarrit’, paralajmëron Kosovën: Do përdorim të gjithë kapacitetet tona për…

Tensionohet situata në Ballkan/ Dodik i ‘frynë zjarrit’,
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe trondit me paralajmërimin e fundit

Çfarë po ndodh? Homeland Justice publikon foton e Yuri Kim dhe
x
BREAKING NEWS

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre shqetësimin dhe bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria rrezikon të përfundojë në arbitrazh, është shqetësues fakti që...

Projekti i Portit të Durrësit, eksperti i ekonomisë ngre
x
BREAKING NEWS

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I dërguari gjerman për Ballkanin del me paralajmërimin e frikshëm dhe bën thirrjen e fortë: Zero tolerancë për sulmet në veri të Kosovës

“Retorika nacionaliste e Serbisë, e papranueshme!”/ I
x
BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x

Kultura

Nxënësit njihen me objektet muzeore në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin”

Nxënësit njihen me objektet muzeore në veprimtarinë

Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një ditë me kuratorin”, me nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali”, të cilët u njohën me artefaktet e pavijonit të persekutimit komunist. Kjo veprimtari synon bashkëpunimin me shkollat e mesme dhe të larta. Ky bashkëpunim do të sjelli më afër objektin me nxënësit apo studentët. Kuratorët e Muzeut Historik Kombëtar, organizojnë orë të hapura, ku i flasin brezit të ri për punën e tyre të përditshme dhe ndajnë njohuritë e tyre mbi një temë të caktuar. MHK shprehet se “Një ditë me kuratorin” synon të përforcojë bashkëpunimin e muzeut me publikun e gjerë, të rrisë ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore, të evidentojë rolin e kuratorit të një muzeu, si dhe të inkurajojë dialogun me qytetarët mbi historinë e kulturën. Pavijoni i Genocidit Komunist është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1944-1991. Ky pavijon përmban 136 objekte. Në vitrinat e para të tij jepen fakte, foto e dokumente, që paraqesin krijimin e forcave politike si “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti”. Në vazhdim vizitori njihet me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes nga këto forca nacionaliste. Vend të gjerë më pas zë pasqyrimi me shumë dokumente e foto i operacioneve të spastrimit të forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundërshtarëve politikë të kohës së luftës, si dhe likuidimi i opozitës antikomuniste. Në vitrina vizitori njihet gjithashtu me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga regjimi i kohës. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.