BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Kultura

Objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria, pjesë e ekspozitës “First Kings of Europe”

Objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria,

Objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë, kanë mbërritur në SHBA, ku do të jenë pjesë përbërëse e ekspozitës lëvizëse të titulluar “First Kings of Europe”, me organizues kryesor Field Museum of Natural History, në Chicago-SHBA. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se në këtë ekspozitë marrin pjesë 25 institucione nga 11 vende të ndryshme nga Europa Juglindore. “Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave gjatë prehistorisë së vonë, nga komunitetet bujqësore të Neolitit, tek elitat e konsoliduara të periudhës së hekurit në Ballkan. Objektet e ekspozuara tregojnë historinë se si disa individë fuqizuan pushtetin dhe influencën e tyre, duke zotëruar burime natyrore, duke kontrolluar rrugët e tregtisë, ritualet, ceremonitë dhe luftërat”, thuhet nga ASA. Një version i vogël i kësaj ekspozite, e cila e vë theksin mbi ritualet (Rituals and memory: The Balkans and Beyond), do të shfaqet fillimisht në Institute for the Study of the Ancient World (ISAW), pjesë e Universitetit të New York-ut, në datat 22 shtator 2022 - 19 shkurt 2023. Më pas, hapja e ekspozitës së plotë fillon në muajin mars 2023, në Field Museum of Natural History Chicago, ndërsa në prill të vitit 2024, ajo do të vendoset në National Museum of History, në Gatineau, Kanada. Puna për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë projekt u drejtua nga dr. Rovena Kurti, në bashkëpunim me Rudenc Rukën dhe prof. Luan Përzhitën, me mbështetjen e drejtoreshës së Institutit të Arkeologjisë, Prof. Ass. Belisa Muka. ASA vijon se pas mbërritjes në SHBA, objektet u inspektuan për gjendjen e tyre nga kolegët amerikanë në Field Museum (Chicago) dhe ISAW (New York), si dhe kolegët e IA, R. Kurti dhe R. Ruka.