BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Objektet e Muzeut Arkeologjik në rrezik, Përzhita: Duhet ndërhyrje e menjëhershme, rikonstruksioni i fundit u bë para 32 vitesh

Objektet e Muzeut Arkeologjik në rrezik, Përzhita: Duhet

Muzeu Arkeologjik në Tiranë prej vitesh është lënë në harresë. Kanë kaluar dekada dhe duket se askush nuk është kujtuar për mjerimin e kushteve në muze, mungesën e investimeve, rrezikun për objektet, problemin me ndriçimin, rikonceptimin e tij, etj. Në këtë gjendje që ndodhet sot Muzeu Arkeologjik në Tiranë edhe pse me një pasuri të rëndësishme arkeologjike për institucionet që kanë buxhetet nuk ka qenë në vëmendje. Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, prof. dr. Luan Përzhita shprehet se ka qenë viti 1985 kur u bë dhe rikonstruksioni i fundit në këtë muze. Sipas tij Muzeu i Arkeologjisë pret vizitorë të ndryshëm, por fatkeqësisht është lënë në mjerim për kushtet për shkak të mungesës së buxheteve. “Muzeu Arkeologjik nga viti 1985, që para 32 vitesh kur u bë dhe rikonstruksioni i fundit i tij nuk ka pasur më asnjë ndërhyrje apo ndryshim. Ka shumë probleme ky muze dhe ne kemi bërë kërkesë si Institut i Arkeologjisë, që të rregullohen problematikat siç është ndriçimi, që prej vitesh nuk është bërë asgjë, situata e ndryshimit të përmbajtjes së muzeut, por dhe më shumë pasurim të tij me objekte të periudhave të ndryshme që përfshin muzeu. Ne kemi një muze atraktiv dhe duhet menduar të bëhen rregullime në infrastrukturë dhe për atë pjesë të popullatës që janë me aftësi të kufizuara, që të ketë mundësi ta vizitojnë. Pra mungon infrastruktura, që duhet për Muzeun Arkeologjik që është në Tiranë. Kërkesat tona si IA ne ia bëjmë QSA dhe më pas ata ia drejtojnë ministrisë përkatëse. Por buxhetet kanë munguar dhe gjendja e muzeut sot dihet si është”, pohon Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë. Sipas tij nuk është hera e parë që kanë reaguar nga Instituti i Arkeologjisë për muzeun, duke pohuar se vetë instituti nuk ka dot mundësi të bëjë gjë me buxhetet e tij. “Janë probleme, por ne pa buxhet çfarë do të bëjmë si institut? Ne nga ana jonë kemi punonjës, kemi personelin që merret me muzeun, por për rregullimin e tij duhen buxhete nga shteti gjë që ka munguar. Mungesa e klimatizimit është një tjetër problem. Por ne e kemi thënë dhe më parë me këtë pasuri arkeologjike që kemi sot në fondet tona edhe Piramida do të ishte një vend i përshtatshëm për të ndërtuar një muze arkeologjie kombëtar”, shton më tej Përzhita.

Rreziku i objekteve

Në Muzeun e Arkeologjisë në Tiranë sipas drejtorit të Institutit të Arkeologjisë janë të rrezikuara dhe objektet. “Mungesa e klimës së muzeut është shumë problem. Duhet që objektet në stenda ti përshtatim në një temperaturë të caktuar, që nuk lejon prishjen e objekteve, por kjo mungon dhe objektet janë të rrezikuara”, pohon ai. Sipas Përzhitës një fond prej rreth 400 mijë eurosh mund të ndryshonte gjendjen që ka muzeu sot. “Muzeu është pjesë e një investimi, që duhet të bëjë shteti shqiptar për rikonstruksionin në total, i cili kërkon afërsisht 400 mijë euro për tu bërë bashkohor me kushte që duhen, por nëse duan ti bëjnë një tualet të shpejtë bëhet, por nuk do të ndihmonte aspak muzeun”, tregon drejtori Luan Përzhita. Në 2017 sipas drejtorit të IA ky muze qëndron larg standardeve që duhen, por ai shton se vitin që vjen do të fillojnë dhe vetë si instituti të kërkojnë donatorë. “Ne kemi marrë një vendim si institut, që nëse shteti nuk ndihmon për 2018 ne do të mundohemi që të gjejmë dhe vetë donatorë. Do të bashkëpunojmë dhe me partnerët tanë, me ambasadat e huaja, etj, do mundohemi se çfarë mund të bëjmë”, shprehet Përzhita. Sipas të dhënave, Muzeu Arkeologjik i Tiranës është i pari muze i krijuar pas Luftës së II Botërore, gjatë së cilës u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap në 1 Nëntor 1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavioni etnografik dhe ai u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muze prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga Julia Vrapi