BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Kultura

Objektet e sekuestruara arkeologjike, Margariti: Institucionet po kryejnë verifikimin

Objektet e sekuestruara arkeologjike, Margariti: Institucionet po kryejnë

Institucionet e trashëgimisë kulturore do të ndihmojnë në procesin hetimor për objektet arkeologjike, që u sekuestruan së fundi nga policia e Durrësit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore vazhdon, dhe se tashmë po punohet për vlerësimin e objekteve të sekuestruara dhe prejardhjen e tyre. Sipas ministres së Kulturës Elva Margariti çdo gjë po bëhet bazuar në ligj. “Vijon lufta kundër trafikimit të pasurive kulturore. Dy objekte arkeologjike, një reliev funerar dhe një amforë janë sekuestruar nga Drejtoria e Policisë Vendore e Durrësit. Institucione të specializuara të Ministrisë së Kulturës, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore i kanë ardhur në ndihmë procesit hetimor, duke kryer verifikimin fizik paraprak të tyre. Tashmë për punohet për vlerësimin e veprave dhe prejardhjen e tyre, në përputhje me ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, shprehet Margariti, që ka publikuar dhe foto nga objektet arkeologjike që u sekuestruan nga policia. Ministrja e Kulturës thotë më tej se trashëgiminë duhet ta ruajmë të gjithë së bashku. “Le të jetë ky një moment sensibilizimi. Trashëgiminë tonë kulturore duhet ta ruajmë të gjithë së bashku dhe t’ia përcjellim brezave të rinj”, pohon ministrja Margariti. Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore ka për detyrë regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare. IKRTK-ja monitoron dhe koordinon punën me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore. IKRTK-ja u ofron shërbime organeve të administratës shtetërore, pushtetit vendor, institucioneve shkencore, kulturore apo fetare, personave fizikë dhe juridikë privatë për evidentimin, regjistrimin dhe katalogimin e pasurive kulturore. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është institucion kombëtar i specializuar shkencor. IKTK ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.