BREAKING NEWS

“Ka për ta parë qirje Qirjako Micotaqis”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, i bën kërkesën e papritur kryeministrit Rama për situatën në Kakavijë: Pse, vetëm greket i ha COVID-19?!

“Ka për ta parë qirje Qirjako Micotaqis”/ Nuk
x

Kultura

Objektet historike dhe artistike të Beratit, pjesë e kujtesës dhe identitetit

Objektet historike dhe artistike të Beratit, pjesë e kujtesës dhe

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore -Berat prezantoi disa prej objekteve me vlera historike dhe artistike të trashëguara në familjet beratase. DRTK shprehet se disa prej këtyre objekteve janë funksionale edhe në ditët e sotme dhe mbartin historinë tonë. “Si qyteti i artit, kulturës dhe trashëgimisë në këto familje janë ruajtur dhe trashëguar në breza objekte si pjesë e kujtesës dhe identitetit. Disa prej tyre ende funksionale në ditët e sotme mbartin historinë dhe emocionet e të parëve”, shprehet Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat, për objektet që u prezantoi në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Në Berat është dhe Qendra Muzeore, një institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Kulturës, e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeu Etnografik. Muzeu Etnografik ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit. Në katin përdhes një rrugicë e improvizuar e pazarit mesjetar, paraqet nëpërmjet objekteve të ekspozuar zeje përfaqësuese dhe më të zhvilluara të trevës; qëndistarinë, argjendarinë, punimin e bakrit dhe veshje e zbukurime që flasin për nivelin aristokratik të jetës së shtresave të mesme e të pasura qytetare. Në pjesën e hapur të hajatit janë prezantuar zeje që ushtroheshin në kushtet e shtëpisë për nevoja familjare. Hajati lidhet në mënyrë të natyrshme me pusin dhe oborrin ku janë të ekspozuar objekte gurgdhendjeje dhe qeramike. Në katin e sipërm në mjediset e dhomave të banesës paraqitet mënyrën e jetesës, organizimi, traditat e zakonet në një familje qytetare të pasur në Mesjetën e Vonë. Qytet në UNESCO, Berati vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për të huajt. Një qendër historike, që për trashëgiminë e saj kulturore vijon të ketë vlerësime të shumta. Qyteti i Beratit, deklaruar qytet muze në vitin 1961 nga qeveria shqiptare, iu shtua listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në 2008, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës otomane.