Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Objektet industriale, në dokumentarin“Fotografët Bernd dhe Hilla Becher”

Postuar: 19/06/2019 - 07:38

Në galerinë “Zeta” do të shfaqet ditën e enjte filmi dokumentar “Fotografët Bernd dhe Hilla Becher” regjia Marianne Kapfer me ngjyra bardh e zi, prodhim i vitit 2011. Ky projeksion është në vazhdim të bashkëpunimit me Institutin Goethe Tiranë, ku çdo muaj një artist bashkëkohor shqiptar është ftuar të përzgjedhë një film nga arkiva e filmit. Artisti i ftuar, që ka përzgjedhur filmin dokumentar “Fotografët Bernd dhe Hilla Becher”, është Olson Lamaj. Furrat për shkrirjen e metaleve, kullat dredha-dredha, impiantet e përpunimit, shpesh mbetjet e shkatërruara të zhvillimit industrial, jetojnë në fotografitë e Bernd dhe Hilla Becher. Çifti nga Dusseldorfi tregon historinë e jetës, punës dhe aktiviteteve të tyre, të cilat për katër dekada u dedikohen fotografimit të objekteve industriale. "Kur kemi vërejtur se objektet industriale po zhdukeshin, filluam t’i dokumentojmë me kamera. Ne nuk bënim asgjë tjetër përveç kësaj. Menduam se ishte detyra jonë”, shprehen ata. Bernd Becher, i lindur në vitin 1931, në Siegen, fillimisht vizatonte dhe pikturonte shtëpitë dhe minierat e kërcënuara nga prishja në rajon rreth vendlindjes së tij dhe në zonat industriale fqinje. Në vitin 1957 ai fillon të fotografojë strukturat industriale, pasi fotografia ofron një saktësi më të madhe dhe një përfaqësim më objektiv. Pas një pune si piktor skene, Bernd Becher studioi tipografi në Kunstakademie Dusseldorf, në vitin 1957. Ishte këtu ku ai u takua me Hilla Wobeser. Filmi ndjek gjurmët dhe motivet më të rëndësishme të Becherve: që prej fillimeve të tyre, duke përfshirë edhe shtëpitë me gjysmë drurë në Siegerland, si dhe pikat fokale të udhëtimeve të tyre të para jashtë Gjermanisë në vitet gjashtëdhjetë, siç janë kollierët në Uells ose furrat në Lothringen, dhe minierat në zonën e Ruhrit. Në ditët e sotme, një rrotë shtytëse ose një bojler i furrës, që qëndron në një fushë të gjelbër shpesh është kujtesa e vetme që vërteton se në këto vende dikur nxirrej qymyr apo shkrihej metal. Shumë pak prej vendeve industriale që janë fotografuar prej tyre janë ende në veprim sot. Një numër i vogël ka mbijetuar si muze, si "Zollern 2" në Dortmund. Becherat kanë fotografuar këtë fabrikë qysh nga viti 1969 dhe kanë ruajtur sallën e makinerive nga shkatërrimi me anë të një fushate publike.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë me dy premiera.

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis

Postuar: 14/09/2019 - 07:32

 Në Mësonjëtoren e Korçës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.

Postuar: 14/09/2019 - 07:29

 Komedia e zezë “Fabrika e Kukullave” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 14/09/2019 - 07:27

 “Shkodra Jazz Festival” zhvilloi këtë vit edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:24

 Shkrimtarët shqiptarë të harruar nga institucionet.