BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Kultura

“Oh ato ditë të bukura” me Yllka Mujon dhe Sokol Angjelin, reflektim mbi kuptimin e jetës

“Oh ato ditë të bukura” me Yllka Mujon dhe Sokol Angjelin,

“Oh ato ditë të bukura” nga Samuel Beckett me regji nga Arben Kumbaro vjen për publikun në skenën e teatrit Metropol. Teatri bën me dije se shfaqja është në fundjavën e fundit për publikun në skenë dhe do të shfaqet në datat 29, 30 dhe 31 tetor. Vepra e cila është cilësuar si një nga më të njohurat e teatrit modern botëror, do të interpretohet nga “Mjeshtre e madhe” e skenës Yllka Mujo, shoqëruar dhe nga interpretimi i aktorit të mirënjohur Sokol Angjeli. “Oh ato ditë të bukura” është përzgjedhur për t’u vënë në skenën e Teatrit Metropol nga regjisori Arben Kumbaro, pasi siç shkruan teatri vepra ka vlera të jashtëzakonshme aktuale dhe është një ulërimë dhe reflektim mbi kuptimin e jetës njerëzore. Teatri shprehet se qëllimi i vënies së kësaj shfaqje është gjallërimi i jetës kulturore në Tiranë në këtë kohë fatkeqe të pandemisë. Vepra është në kufijtë e një monodrame dhe interpretohet nga një prej aktoreve më të shquara të traditës tonë teatrale, Yllka Mujo. “Oh, ato ditë të bukura” e Samuel Beckett është një pjesë me dy akte. Ajo ka marrë vlerësimin e mbarë kritikës botërore dhe vetë autori është fitues i çmimit Nobel. Disa prej tyre e kanë cilësuar si një ndër pjesët më të mira të shkruara në të gjitha kohërat. Ajo i takon teatrit absurd dhe vëniet e saj kanë njohur skenat e rëndësishme të shumë teatrove në botë. Vepra është kryesisht një monodramë, ku personazhi kryesor Vini shpesh krahasohet me rëndësinë që ka Hamleti në teatër. Skenografia e realizuar nga Ardian Kapo është menduar sipas nevojave të diktuara edhe prej autorit. Formulimi muzikor nga kompozitori Endri Sina, ku muzika shkruan teatri është menduar të jetë pjesë integrale e kësaj shfaqjeje ku do të ndërthuret ajo instrumentale dhe vokale duke ruajtur atmosferën në të cilën zhvillohet shfaqja dhe vendi ku zhvillohet.