Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Olta Daku me “Shirli Valentina”, në skenën e Korçës

Postuar: 15/11/2017 - 07:53

Komedia “Shirli Valnetina” më datë 17, 18, 19 nëntor  është në skenën e teatrit në Korçë.  Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi janë bërë bashkë për të sjellë një komedi fantastike. Komedia shkruar nga Willy Russell pas skenës së Durrësit shkon në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Pas bashkëpunimeve të suksesshme në shfaqjet "Vanja, Sonja e Masha, etj" dhe "Sonte luajmë pa tekst", aktorja e mirënjohur Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi vijnë në bashkëpunimin e tyre të tretë me një komedi hit, një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell. Në datat 17 dhe 18 qershor vjen historia e një gruaje, e cila në rol kryesor ka aktoren e njohur Olta Daku, që vendos të mos flasë më me murin e kuzhinës. “Është një komedi ku në qendër është një grua.

Një komedi që ka 30 vjet që është në repertor të teatrit anglez”, thotë regjisorja Dervishi. Përkthyesi i njohur Artur Lena, pasi solli në shqip një vepër që rezultoi nga më të suksesshmet në repertorin e teatrit "Aleksandër Moisiu" komedinë brilante "Seancë e jashtëzakonshme në parlament", vjen këtë herë me një propozim te ri, një përkthim të një komedie që është “Shirli Valentina”. E vënë në shumë skena të botës është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si Komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë, Olta Daku, e cila përmes Shirlit fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Kjo komedi klasike dhe moderne, nga e cila sipas regjisores Dervishi publiku do të vazhdojë të buzëqesh gjatë edhe pasi shfaqja të ketë mbaruar, do të kurohet si në skenë ashtu dhe në kostume nga Laedia Hajdari. Më herët regjisorja Driada Dervishi ka treguar se roli kryesor Shirli është për aktoren Olta Daku dhe duket se është i shkruar për enkas për atë. Mënyra e të ndërtuarit të frazës të duket si një humor i përditshëm, por brenda ka dhe një lloj ironie dhe poezie, që sipas regjisores Dervishi janë virtyte që ajo i ka si aktore në skenën e teatrit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 07:56

Miqtë dhe familjarët i dhanë lamtumirën e fundit kompozitorit Aleksandër Lalo, që u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare nga një atak kardiak. Homazhet në nder të kompozitorit  u zhvilluan në hollin e RTSH-së, ku në sfond ishin kolonat zanore të Aleksandër Lalos.

Postuar: 21/11/2017 - 07:55

Komedia “I ligu për mend” nga Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës pas Prishtinës vjen sonte në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 21/11/2017 - 07:53

Specialistë të trashëgimisë kulturore pohojnë se Ministria e Kulturës kryen ndërhyrje minimale te monumentet dhe miraton dhe leje që janë në shkelje me ligjin.

Postuar: 20/11/2017 - 11:44

Po zhvillohen homazhet nisur në orën 11:00 në nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pas një ataku kardiak.

Postuar: 19/11/2017 - 08:06

Juria e Panairit të Librit shpalli fituesit e edicionit të njëzet.

Postuar: 19/11/2017 - 08:05

Ekspozita "Tirana urbane grafike" u çel në Muzeun Historik Kombëtar me punime të autorit të njohur Rakip Shabani.

Postuar: 19/11/2017 - 08:01

Gjashtë dekada Ansambli Kombëtar u shënuan përmes koncertit në skenën e Teatrit Kombëtar.