Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Olta Daku me “Shirli Valentina” mirëpritet në Teatrin Kombëtar

Postuar: 20/05/2018 - 08:16

Komedia "Shirli Valentina" sonte është në mbrëmjen e fundit në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra me regji nga Driada Drvishi dhe protagoniste Olta Daku është mirëpritur nga publiku dhe tre mbrëmjet më parë në skenë. Regjisorja Driada Dervishi shkruan se vepra është një festë për një udhëtim ndryshe. “Për ato që kanë kohë që duan të nisin një udhëtim, por që asnjëherë nuk i lënë rrobat e shumta për t’u hekurosur, enët e përditshme për t’u larë, gatimi, apo thjesht rutina, Shirli Valentina e Olta Daku ju ftojnë në një udhëtim krejt ndryshe”, shprehet regjisorja Dervishi përmes një statusi në Facebook. Olta Daku një nga aktoret e suksesshme e viteve të fundit në teatër, rikthehet sërish në skenë, por këtë herë si Shirli Valentina. Daku do të shndërrohet në personazhin e njohur anglez, një meso grua shtëpiake e cila zbulon veten dhe ato çfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi. Vepra e shkruar në vitet 1986 është e mbushur me fraza që kërkojnë rizgjimin e jetës së një gruaje që deri në ato momente i ishte përkushtuar shtëpisë. E vënë në shumë skena të botës është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si Komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë. Kjo grua angleze na tregon se nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat. Pas bashkëpunimeve të suksesshme në shfaqjet "Vanja, Sonja e Masha, etj" dhe "Sonte luajmë pa tekst", aktorja e mirënjohur Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi vijnë në bashkëpunimin e tyre të tretë me një komedi hit, një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell. “Është një komedi ku në qendër është një grua. Një komedi që ka 30 vjet që është në repertor të teatrit anglez. Në këtë formë që vjen për skenën shqiptare është për herë të parë në Shqipëri”, tregon regjisorja. Komedia e njohur e Willy Russell që rikthehet në skenën me regjinë e Driada Dervishit është përkthyer nga Artur Lena, kostumet nga Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti dhe as/regjisor Besmir Bitraku.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2018 - 07:28

Nga janari i këtij viti deri në muajin qershor kalaja e Porto Palermos është vizituar nga rreth katër mijë turistë.

Postuar: 17/08/2018 - 07:27

 Festivali i muzikës “Vox Baroque” vazhdon koncertet në një edicion të posaçëm n

Postuar: 17/08/2018 - 07:25

 Teatri në vend larg vëmendjes së shtetit dhe artistët përballen me jo pak vështirësi në zhv

Postuar: 16/08/2018 - 07:40

Bylis një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë për periudhën kohore janar-kor

Postuar: 16/08/2018 - 07:39

Festivali “Metrofest” do të vijë në edicionin e dytë në sezonin e ri artistik në vjes

Postuar: 16/08/2018 - 07:37

Dy kostume tradicionale nga zona e Strugës janë tashmë pjesë e koleksionit të Muzeut Historik Kom

Postuar: 16/08/2018 - 07:35

Biblioteka Kombëtare ka kufizuar shërbimin e saj publik.