BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha kohërave", Berisha ka 'dy fjalë' për Ramën: Nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x
BREAKING NEWS

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për
x
BREAKING NEWS

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe
x

Kultura

Oltsen Gripshi: Artdashësi në ‘Sallonin e vjeshtës’ zbulon të kuqen si përmasë filozofike, por dhe udhëtimi brenda saj e bën të thellohet në hapësira të ndryshme

Oltsen Gripshi: Artdashësi në ‘Sallonin e vjeshtës’

Ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës” në edicionin e 16-të prezanton punët e artistëve nga Shqipëria dhe Kosova. Ekspozita që u çel në galerinë e arteve Shkodër është e kuruar nga Oltsen Gripshi dhe Naim Spahiu. “Salloni i vjeshtës” është ndër ekspozitat më jetëgjata në Shqipëri dhe  tema e zgjedhur këtë edicion është “E kuqja”. Oltsen Gripshi një nga kuratorët shprehet se ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës”, ishte një skenë e madhe, ku u ftuan të merrnin pjesë artistë të ndryshëm, të cilët do duhet të interpretonin të kuqen si koncept dikotomik midis shumë antonimesh, që kjo ngjyrë simbolizon; e keqja dhe e mira, e bukura dhe e shëmtuara, e qeta dhe agresivja, dashuria dhe xhelozia. “Linjën ekspozuese e konceptova si një libër, i cili shfletohet vepër pas vepre, në zbulim të misterit dhe hijeshisë së çdo artisti. E gjithë ekspozita formëson një imazh të vetëm, duke krijuar një instalacion gjithëpërfshirës, ku secili që viziton, apo gjendet përballë veprës ngre një dialog të heshtur me të”, shprehet Ph.D. Oltsen Gripshi. Artistët në këtë ekspozitë prezantojnë punime të ndryshme, por Gripshi një nga kuratorët thotë se këtë edicion nuk mbetet mënjanë dhe dhimbja e luftës që u zhvillua në Kosovë. “Në brendi të ekspozitës artdashësi, jo vetëm zbulon të kuqen si përmasë filozofike, por udhëtimi brenda saj e bën të thellohet në hapësira të ndryshme, ku herë gjen monumentalitetin e kompozimeve figurale, herë gjen gjallërinë e portretit si në rastin e veprës “Tinguj” të Artiol Izrit dhe diku më tutje përjeton brishtësinë femërore me veprat e Shpresa Beqirit, Nikolet Vasisë, Gazmend Lekës, Denisa Ibrahimit dhe Erjon Nazerajt. Padyshim nuk mbetet mënjanë dhimbja e luftës së Kosovës së përcjellë nga artistët kosovarë dhe sigurisht emocioni i zhdëvjelltësisë së veprave konceptuale të Alfred Mirashi Milot, Abaz Hados”, shprehet ai.

Kurimi i ekspozitës

Ekspozita “Salloni i vjeshtës” vijon traditën e saj në galerinë e arteve në qytetin e Shkodrës. Si kurator në këtë ekspozitë Ph. D. Oltsen Gripshi shprehet se ajo çfarë e bën krenar për kurimin e saj është të bërit bashkë emrat më në zë të pikturës shqiptare. “Si Gavril Priftuli, Bujar Zajmi, Anastas Kostandini, Helidon Haliti, Artan Draçini, Fatmir Juka apo Sidrit Lohja. Padyshim një zbulim për mua edhe Moikom Zeqo”, tregon Ph. D. Gripshi. Në galerinë e arteve në Shkodër hapen dhe të tjera ekspozita në aktivitetin e saj artistik. Por kuratori Gripshi shprehet se edicioni i këtij viti që ka bërë bashkë artistët nga Shqipëria dhe Kosova është një hap përpara në konsolidimin e kësaj ekspozite. Sipas tij kjo si në aspektin kuratorial, por dhe atë përmbajtësor. “Ky edicion i XVI-të i “Sallonit të Vjeshtës” është një hap i jashtëzakonshëm përpara në konsolidimin e kësaj ekspozite kombëtare si në aspektin kuratorial, estetik, qasjes filozofike në zbërthimin e interpretimin e të kuqes dhe atë përmbajtësor me vepra të jashtëzakonshme artistike”, thotë Gripshi. Ekspozita “Salloni i vjeshtës” do të qëndrojë hapur deri më 22 janar të vitit 2023.