BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Kultura

Oltsen Gripshi: Kritika në art nuk është dëshira e gjithkujt për të shkruar disa radhë mendimesh vetjake, ajo është një shkencë e mirëorganizuar sipas disa rregullave

Oltsen Gripshi: Kritika në art nuk është dëshira e gjithkujt

Kritika në art është thelbësore për zhvillimin e cilësisë artistike, por sot pak e gjejmë. Herë pas here artistë apo dhe studiues të ndryshëm janë shprehur për rëndësinë e kritikës, por problem sipas tyre është që në Shqipëri pak bëhet për zhvillimin e saj edhe nga institucionet tona. Historian dhe kritik arti Oltsen Gripshi shprehet se kritika në fushën e artit vendos artistin në një tjetër stad. “Kritika në lëmin e arteve është thelbësore për zhvillimin konstant të cilësisë artistike. Kritika i përket teorisë dhe si e atillë hulumton veprën artistike në aspektin përmbajtësor, estetik (filozofik), sitilistik, historik dhe antropologjik. Në këtë proces kritika evidenton, jo vetëm vlerat artistike, por e vendos veprën dhe për rrjedhojë vetë artistin në një tjetër stad, në atë të përkatësisë kohore, duke e kodifikuar si pjesë të një periudhe”, shprehet Ph.D. Gripshi në një reagim të tij për kritikën në fushën e artit. Kritikën në fushën e arteve sot e gjejmë jo aq sa duhet, por për historianin dhe kritikun e artit Oltsen Gripshi jo gjithkush që ka dëshirë për të shkruar përshtypje dhe mendime vetjake mund të quhet kritik arti. Ai shprehet se kritika në art bëhet sipas disa rregullave dhe kritereve. “Kritika nuk është ajo që ndoshta perceptohet rëndomtë (si fyerje, denigrim, apo zhvlerësim i veprës artistike), përkundrazi, ajo shërben dhe qëllimi i saj i vetëm është që në vorbullën e stuhisë së mendimeve, qasjeve dhe përshtypjeve të evidentoj gjuhën stilistike me të cilën vepra kërkon të komunikoj, duke u distancuar nga retorika dhe zhargoni i masës për të gjykuar një vepër dhe për ta vendosur atë aty, ku meriton të jetë shkencërisht. Kritika nuk është dëshira e gjithkujt për të shprehur e shkruar disa radhë përshtypjesh e mendimesh vetjake. Ajo është një shkencë e mirë përcaktuar dhe e mirë organizuar, sipas disa rregullave e kritereve themeltare në formësimin e saj”, shprehet Gripshi.

Një kurs për kritikën e artit

Për historianin e artit Oltsen Gripshi kritika në fushën e artit ekziston. Por sipas tij sot në vend është problem, që mungon një kurs në shkollë për formimin e kritikëve në fushën e artit. “Kritika ekziston prej disa vitesh tashmë në Shqipëri, pasi njëri prej tyre jam edhe unë, gjë për të cilën kam studiuar dhe pikërisht kjo është “thembra e Akilit”, që në Shqipëri mungon një kurs / degë universitare që i kushtohet tërësisht kritikës së artit, sepse edhe ata që e japin në mënyrë sporadike nëpër universitete të ndryshme, jo të gjithë kanë studiuar për kritikë arti. Në këtë fushëpamje kritika në Shqipëri është herë e munguar, herë e dobët e herë e arrirë, gjë që çon në perceptimin se ajo mungon!”, shprehet në reagimin e tij Ph.D. Gripshi. Oltsen Gripshi ?sht? artist i artit bashk?kohor, eseist, estet, kurator, historian dhe kritik arti shqiptar. Në vitin 2006 ai diplomohet pranë Akademinë së Arteve të Bukura G.B Cignaroli në Verona të Italisë. Ai edukohet më tej në fushën profesionale dhe akademike. Ai është fitues i një numri çmimesh ndërkombëtare. Qasja e tij filozofike-artistike është ajo e gjuhës surreale-konceptuale, duke e konkretizuar atë me mediume të ndryshme si: pikturë në kanavacë, video art, instalacion dhe fotografi.

Më të lexuarat