SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Oltsen Gripshi pas çmimit në Nju Jork, në ekspozitën në Mantova
Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Qershor 2018
Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë në Muzeun Shtetëror Casa del Mantegna në Mantova të Italisë. Sipas Oltsen Gripshit në katër veprat e tij konceptuale konkretizohen ngjyrat e botës të brendshme nëpërmjet konceptuales në portretizimin e realitetit si dëshmitar i kësaj kohe; i kohës tonë, i kohës që gjëmon furishëm me dinamizmin, i cili karakterizon të tashmen, por kurrsesi nuk harron të shkuarën. Ekspozita qëndron e hapur nga data 8 qershor deri më 15 korrik. Veprat prezantohen të sinqerta dhe modeste për t’i dhënë përparësi më shumë fuqisë së mendimit sesa pamjes estetike të tepruar (ekstravagante). Oltsen Gripshi vjen me katër vepra konceptuale nga ku del në pah kërkimi i tij ndaj qenies njerëzore dhe antropo-fenomenologjisë, duke vendosur në veprim semiotikën neuroestetike me veprat: “Kurban MCMCXVII”, “Anatomia e orgazmës”, “Albania Kawamata” dhe “Artisti personazh”. “Magjia dhe madhështia e mesazheve konceptuale të artit bashkëkohor janë shumë të fuqishme, pothuajse kapin në befasi edhe vetë artistin ”, pohon Gripshi. Janë tetë artistë shqiptarë që ekspozojnë në sallën qendrore të Casa del Mantegna falë gjuhëve të tyre estetike sa konceptuale aq dhe realiste në shtjellimin e fenomeneve të ndryshme sociale me gjurmë shqiptare, për t’u theksuar është edhe koncepti kuratorial i dy kuratorëve italian Luigi Marastoni dhe Sebastiano Zanetti. Vëmendja e dy kuratorëve përqendrohet në një emërtim disi cingërsues “Maledetti Albanesi: le aquile sono in volo” në leximin e parë, por në të vërtetë ata ngrenë një diskutim shumë të mprehtë të kohës në të cilën ne jetojmë, duke prekur çështje të atilla si imazhi i shqiptarëve në Itali në tre dekadat e fundit, ku shpeshherë dëgjohet të thërritet “Maledetti albanesi”, por për dy kuratorët shqiptarët janë burim frymëzimi me arritjet dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë italiane. Për kuratorët nëpërmjet veprave të artistëve bashkëkohor shqiptar të cilët janë pjesë e kësaj ekspozite, kërkohet të ndërtohet një urë bashkëpunimi dhe dialogu të munguar midis dy brigjeve të Adriatikut, duke ngjizur alkimi të reja pamore dhe konceptuale.