BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Oltsen Gripshi pas çmimit në Nju Jork, në ekspozitën në Mantova

Oltsen Gripshi pas çmimit në Nju Jork, në ekspozitën

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Mantegna në Mantova të Italisë. Sipas Oltsen Gripshit në katër veprat e tij konceptuale konkretizohen ngjyrat e botës të brendshme nëpërmjet konceptuales në portretizimin e realitetit si dëshmitar i kësaj kohe; i kohës tonë, i kohës që gjëmon furishëm me dinamizmin, i cili karakterizon të tashmen, por kurrsesi nuk harron të shkuarën. Ekspozita qëndron e hapur nga data 8 qershor deri më 15 korrik. Veprat prezantohen të sinqerta dhe modeste për t’i dhënë përparësi më shumë fuqisë së mendimit sesa pamjes estetike të tepruar (ekstravagante). Oltsen Gripshi vjen me katër vepra konceptuale nga ku del në pah kërkimi i tij ndaj qenies njerëzore dhe antropo-fenomenologjisë, duke vendosur në veprim semiotikën neuroestetike me veprat: “Kurban MCMCXVII”, “Anatomia e orgazmës”, “Albania Kawamata” dhe “Artisti personazh”. “Magjia dhe madhështia e mesazheve konceptuale të artit bashkëkohor janë shumë të fuqishme, pothuajse kapin në befasi edhe vetë artistin ”, pohon Gripshi. Janë tetë artistë shqiptarë  që ekspozojnë në sallën qendrore të Casa del Mantegna falë gjuhëve të tyre estetike sa konceptuale aq dhe realiste në shtjellimin e fenomeneve të ndryshme sociale me gjurmë shqiptare, për t’u theksuar është edhe koncepti kuratorial i dy kuratorëve italian Luigi Marastoni dhe Sebastiano Zanetti. Vëmendja e dy kuratorëve përqendrohet në një emërtim disi cingërsues “Maledetti Albanesi: le aquile sono in volo” në leximin e parë, por në të vërtetë ata ngrenë një diskutim shumë të mprehtë të kohës në të cilën ne jetojmë, duke prekur çështje të atilla si imazhi i shqiptarëve në Itali në tre dekadat e fundit, ku shpeshherë dëgjohet të thërritet “Maledetti albanesi”, por për dy kuratorët shqiptarët janë burim frymëzimi me arritjet dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë italiane. Për kuratorët nëpërmjet veprave të artistëve bashkëkohor shqiptar të cilët janë pjesë e kësaj ekspozite, kërkohet të ndërtohet një urë bashkëpunimi dhe dialogu të munguar midis dy brigjeve të Adriatikut, duke ngjizur alkimi të reja pamore dhe konceptuale.   

Më të lexuarat