BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Kultura

“Onufri Remade”, çmimi special për Vladimir Myrtezain me instalacionin “Vakti”

“Onufri Remade”, çmimi special për Vladimir Myrtezain me

Artisti Vladimir Myrtezai, me instalacionin “Vakti” u vlerësua me çmimin special të “Onufri Remade”. Ekspozita “Onufri Remade” u çel në muajin shkurt, në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Pas mbylljes së konkursit dhe ekspozitës “Onufri” në Shqipëri, “Onufri Remade” me kuratorë Ardian Isufi dhe Elton Koritari u zhvillua në Kosovë. Këtë vit për “Onufri Remade” nuk u nda një çmim i parë, por një çmim special i përzgjedhur mes 25 artistëve që ishin pjesëmarrës. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë artistë Shqipëria dhe nga Kosova, trevat si dhe artistë të huaj. Kuratori Elton Koritari thotë se çmimi jepet në këtë periudhe për shkak të mbylljes të muajve të shkuar. Si një nga kuratorët Elton Koritari pohon më tej se instalacioni “Vakti” është një nga punët më të mira të artistit Vladimir Myrtezai (Grosha). “Çmimin special e mori Vladimir Myrtezai ( Grosha). Çmimi iu dha për punën e tij, që quhet “Vakti”. Një instalacion në tipikën e Vladimirit dhe një ndër punët më të mira të tij, një punë konceptuale që ka të bëjë dhe me kohën që ne jetojmë. Vladimir Myrtezai e mori çmimin dhe për një arsye tjetër, sepse është nga artistët e parë të artit modern shqiptar, te ata artistë që kanë qenë më aktiv, si dhe pjesëmarrës në “Onufër” në disa raste. Ishin disa arsye që ne menduam bashkë me një grup miqsh kuratorë, që çmimin special e meritonte Vladimir Myrtezai”, pohon kuratori Elton Koritari. Çmimi special ka dhe një vlerë monetare 5 mijë euro, ku sipas kuratorit Elton Koritari këtë vit është menduar që të ishte dinjitoz, sepse bëhet fjalë për një çmim arti. “Mesazhi që ne duam të japim, që në Shqipëri artisti duhet vlerësuar”, pohon kuratori Elton Koritari. Vepra “Repast” ( Vakti) është instalacion miks (teknikë e përzier). Materiali këmbaleta dhe suprinë druri, pëlhurë tavoline, servis tavoline, korniza druri, vazo metali, bimë fasuleje, pleh.

 Ekspozita “Onufri Remade”

Në materialin e aktivitetit thuhet se me temën “Open” ekspozita “Onufri Remade” heton me sy kritik dhe nxit një reflektim mbi marrëdhënien dialektike ekzistuese midis artit dhe publikut, ku nyja lidhëse e veprave dhe artistëve të përzgjedhur është marrëdhënia ndërmjet tyre dhe art-establishment-it. Pra, është një aktivizim i artistëve shqiptarë, të veçuar ose në grup, ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijes” për ngjarje të freskëta shoqërore, politike, etj, (të përzgjedhura në liri të plotë nga artisti) e gjithë kjo nëpermjet artit bashkëkohor. Qartësisht e inspiruar nga "Marcel Duchamp" që nga titulli, në material thuhet se kjo ekspozite evokon një spostim të masës kritike në favor të artistëve duke i vendosur ata në një pozicion ambivalent. “Është koha për të dalë nga rreshtat, për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar hapësirën e munguar. Është koha për të tentuar. “Onufri” e ka këtë mision, e ka pasur përherë dhe është koha për ta rikthyer”, thuhet për ekspozitën.“Onufri Remade” u hap më datë 12 për të vijuar deri më datë 25 shkurt, në galerinë e Kosovës. Kuruar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari pjesëmarrës në ekspozitë ishin Albes Fusha, Edmond Gjikopulli, Ergys Krisiko, Eliza Hoxha, Elvis Dako, Ervin Bërxolli, Fatos Lubonja, Florian Haxhihyseni e Altin Lika, Harri Aleksi, Olsi Qazimi, Osman Demiri, Rubin Kadija, Sadik Spahija, Vladimir Myrtezai (Grosha), Ylli Xhaferri, Yllka Gjollesha Penelope’s Webs (Beskida Kraja, Clioevi, Dimitra Hanioti, Petrova Margarita) - Eugenio Tibaldi (kurator Ajola Xoxa)- Ilia Terpini, Safo Marko, Shyqyri Sako (kurator Genti Gjikola). Për të vijuar me “ME WE” Contemporary Art Center, Korçë, si dhe artistët Eliza Hoxha, Florian Haxhihyseni e Altin Lika. Eventi rreth ndarjes së çmimit u zhvillua dje pranë Studios së Skulptorëve, në Tiranë.