BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Kultura

“OP Fashion atelie”, ekspozitë vjetore me punime të Atelierit Tekstil dhe Modë

“OP Fashion atelie”, ekspozitë vjetore me punime të

Në galerinë FAB u çel ekspozita vjetore “OP Fashion atelie”, me diplomat bachelor të dhjetë studentëve Atelieri Tekstil dhe Modë. Ashtu si çdo vit edhe këtë qershor ekspozitat me punët e studentëve po vazhdojnë të hapen në galerinë FAB dhe mbrëmë ishte radha e studentëve të Atelierit Tekstil dhe Modë, pedagogë udhëheqës prof. Najada Hamza, Ardian Kapo dhe Genc Përmeti. Studentët pjesëmarrës me punët e tyre në këtë ekspozitë janë Sidorela Koxha, Silvio Meka, Edlira Terziu, Amela Haka, Nensi Hidri, Syhejl Ivziku, Frenki Ceko, Bedrie Zeka, Adelina Muça dhe Dajana Spada. Pedagoge udhëheqëse, Najada Hamza shkruan se arti i iluzionit optik përveç të qenit vepër është provokim, befasi për perceptimin e nxitës përgjigjesh prej tij. “Jo-objektiv (nonobjektive), gjeometrik, iluziv, ambig, arsye dhe platformë kuratoriale për të krijuar së bashku me studentët diplomantë të bachelorit modë jo-objektive, sfidë ndaj zakonit, normës, rebelim ndaj kufirit të asaj, që përbën “njohjen””, shprehet pedagogia udhëheqëse Najada Hamza për këtë ekspozitë, që prezanton punët e studentëve të artit. Sipas pedagoges së arteve Najada Hamza, moda e krijuar nga punët e këtyre studentëve ekspozohet në tre hapësira që janë në galerinë FAB. “Për treguar të gjithë rrugëtimin në një rend gati alfabetik, duke dëshmuar thellësinë e hulumtimit, informacionin, njohjen e studimin e detajuar të fenomenit”, shprehet ajo.

Puna me ekspozitën

Tema që punojnë këta studentë është dhënë që në fillim të vitit. Sipas profesorëve të tyre të rinjtë e arteve e kanë zhvilluar, dhe secili është orientuar përmes vizionit të tyre mbi OP artin, që është një nga rrymat më atraktive, që ka ndikuar në artin bashkëkohor. Kemi të bëjmë me krijime, që krijojnë ambiguitet, krijojnë iluzionet optike, janë intriguese përmes mënyrës se si ndërtohet dhe studentët kanë ardhur me propozime me materiale nga më të ndryshmet. Në këtë ekspozitë, që u çel në galerinë e artit FAB janë aplikuar duke filluar nga traditat tradicionale të printimit dhe ato më bashkëkohore si printimi dixhital. Shumë materiale janë krijuar vetë me dorë nga studentët, duke marrë pjesë të tekstuara, duke i montuar, nëpërmjet teknikave të thurjes, nëpërmjet shumë metodave bashkëkohore dhe tradicionale, si dhe për të krijuar materiale të tyre të personalizuara. Përmes krijimit të këtyre materialeve të personalizuara dhjetë studentët pjesëmarrës në këtë ekspozitë, më pas kanë dalë edhe në rezultatet që tashmë i kemi të ekspozuara. Por me shumë rëndësi në këtë ekspozitë është dhe seanca e fotografive. Sipas pedagogëve, nëpërmjet këtij sesioni fotografimi është dhe afrimi i këtyre studentëve dhe krijimi i tyre me tregun. Në fund të fundit është shumë e rëndësishme, që këto produkte që janë interesante për çdo shijues arti të vijnë pranë tyre, pra të jenë në gjendje të konsumohen, të jenë në gjendje ti veshin. Ky sesion fotografish sjell dhe krijimin e një dosje për çdo student, që më pas do të jetë dhe patenta dhe pasaporta e tyre artistike në afrimin ndaj tregut. Në hapësirën e parë të ekspozitës çdo gjë është filluar me skicat e modës, ku janë mbështetur për krijimin e çdo veshje. Në një tjetër hapësirë të ekspozitës kalohet tek prerjet dhe çdo gjë është punuar dhe bërë me dorë dhe në fund kalohet tek realizimi i veshjes. Punimet e studenteve u veshën nga modelet, dhe çdo student kishte sesionin e tij në fotografi me nga tre veshje. Ekspozita, që u hap në galerinë FAB do të qëndrojë pesë ditë për publikun.

Nga Julia Vrapi