Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Open Cinema" rikthen kinokomeditë shqiptare, pas “Ëndërr për një karrige” vjen “Zëvendësi i grave”

Postuar: 19/08/2018 - 08:30

Ekrani i madh në "Open Cinema" në Lungomare Vlorë, jo vetëm po përcjell filma të regjisorëve të njohur shqiptarë, por dhe atyre të huaj. Ky projekt ka nisur dhe në qytete të tjera dhe sipas organizatorëve ka bërë bashkë dhe kineastë dhe aktorë të njohur, që janë pjesëmarrës gjatë shfaqjes së filmave. Në një kohë kur në Shqipëri pothuajse kinematë nuk funksionojnë në rrethe të ndryshme përmes këtij projekti me “Open Cinema” filmi po prezantohet për publikun. Aktori Luftar Paja mbrëmë para publikut me kinekomedinë “Ëndërr për një karrige”, ndërsa mbrëmja e së dielës sjell aktorin Birçe Hasko, këtë herë në një tjetër kinokomedi atë me titull “Zëvendësi i grave”. Të dy kinokomeditë mbajnë emrin e regjisorit Fehmi Hoshafi. Nga data 13 -21 gusht në Lungomare Vlorë, filma të realizuara para viteve ’90, premierat e fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj do të shohin dritën e projeksionit në ekranin e madh aq të munguar edhe për Vlorën. Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Edmond Budina, Bujar Asqeriu, etj, nuk kanë munguar gjatë këtyre mbrëmjeve. Drejtues i këtij projekti kineasti Skënder Jaçe tregon se synimi është që të promovohen filmat më të fundit jo vetëm të regjisorëve të huaj, por dhe ata shqiptarë. Ai tregon se jo vetëm në Gjirokastër më parë, por dhe këto net në qytetin e Vlorës po përcillen me interes për filmat. “Po shkon mbarë dhe me shumë interes. Ka një projekt për kinemanë e re të Vlorës, i cili mbështetet fuqishëm nga Media Desk Albania Creative me president Arben Papadhopulli, gjithashtu nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe drejtuesi i saj tepër dashamires ndaj kinemasë Ilir Butka. Aktiviteti “Open Cinema” u përkrah dhe nga Ministria e Kulturës, Bashkia e Vlorës dhe kujdesit të kryetarit të kësaj bashkie Dritan Leli. Për 9 net Vlora do të përjetojë mrekullinë e ekranit të madh me kinemanë botërore”, pohon Jaçe. Por sa i takon problemeve me mungesën e kinemave, sipas kineastit Jaçe ekrani i madh është një risi në qyteti bregdetar turistik pa kinema në vite. “Vetë promovimi i fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj në një qytet që nuk ka kinema, mendoj se është vlerë”, nënvizon kineasti Skënder Jaçe.

Dy kinokomeditë shqiptare

Filmi “Ëndërr për një karrige”, që u shfaq mbrëmë në “Open Cinema” është prodhim i vitit 1984. Skenari Gjikë Kurtiqi dhe regjia Fehmi Hoshafi. Muzika e filmit nga Tasim Hoshafi Aktorë kryesorë në role janë Luftar Pajo, Shpëtim Shmili, Roland Trebicka, Jetmira Dusha. Aktorët tjerë Kosta Kamberi, Elida Janushi, Katerina Biga, Marika Kallamata, Vasillaq Vangjeli, Bakie Baboçi. Në filmin “Ëndërr për një karrige” një dëshirë e nëndrejtor Kolit, është të zëvendësojë drejtorin që ka dalë pension. Me një qëndrim autoritar, kërkon të lërë përshtypje tek kolegët e tij se është i denjë për këtë pozitë. Por Kolin e shqetëson mendimi se mos e zë këtë vend Vjollca, kryetarja e degës së planit. Këtë ja vërtetojnë ëndrrat që ai sheh. Shqetësimet e tij dalin realiste. Vjollca, edhe pse një nënpunëse me përvojë është në dijeni se drejtoreshë do vendoset një tjetër punonjëse, që fejohet me shoferin e dikasterit, Meçen. Ndërsa sonte në mbrëmje vjen “Zëvendësi i grave”, që është prodhim i vitit 1987. Regjia Fehmi Hoshafi dhe skenari Kastriot Mahilaj. Muzika e filmit nga Agim Krajka. Aktorë kryesorë në film Mirush Kabashi, Aleko Prodani, Rabie Hyka, Birçe Hasko. Aktorët tjerë Xhulieta Kulla, Viktor Gjoka, Marta Burda, Ingrid Mukeli, Fadil Hasa, Dhurata Sefa, Dashuri Lloti dhe Suela Konjari, etj. Në filmin “Zëvendësi i grave” Lisimaku vazhdimisht caktohet të zëvendësojë gratë e ndërmarrjes gjatë lejes së tyre të lindjes. Rritja e Lisimakut në karakter arrihet përmes situatave të papritura ku komikja ndërthuret me dramatiken. /Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kombëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instit

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin