BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

 Opera “Borana e Avni Mulës, në skenë në qershor të 1984

 Opera “Borana e Avni Mulës, në skenë në qershor

Opera shqiptare "Borana" i takon vitit 1984. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar një material rreth kësaj vepre, e cila u vlerësua sipas institucionit dhe nga gazetat e kohës. “Një opera brenda të cilës ndodhin të gjitha që nga lufta, patriotizmi, komplotet, trimëria, tradhtia, dhe dashuria, shkruhej në gazetat e kohës për operën “Borana". Opera “Borana” u shfaq 37 vite më parë, në qershor 1984 në TKOB”, shkruan teatri. Kompozitor Avni Mula, libreti Gjergj Zheji. Regjisor Dhimitër Pecani, koreograf Pëllumb Agalliu, dirigjent Ermir Krantja, skenograf Hysen Devolli. TKOB në materialin e saj ka shkruar personazhet dhe artistët që i interpretuan. Mark Suta- Ramiz Kovaçi, Buran Spahiu; Borana- Shqipe Mingomataj, Tatjana Kora; Sokol Suta- Behar Islami, Luan Sula; Komandanti i kështjellës- Pëllumb Katroshi, Nikolin Gurakuqi; Galan Lugapari- Gjergj Sulioti, Hysen Koçia; Bash Murgjini- Gjoni Athanas, Hysen Kurti, Stefi Panariti; Meser Ferrucio- Ibrahim Tukiçi, Niko Nisi; Kështjellari- Vangjo Kosta, Luan Sula; turku- Ibrahim Tukiçi, Vangjo Kosta; tregtari venedikas- Kaman Aliko, Petrika Rëmbeci. Avni Mula ishte një këngëtar dhe kompozitor shqiptar. Për kontributin e tij në art, ai mori dy nga vlerësimet më të larta nga qeveria shqiptare, titullin “Artisti i Popullit” dhe dekoratën “Nderi i Kombit”. Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska, si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj. Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”. Avni Mula lindi më 4 janar të 1928 në Gjakovë dhe u nda nga jeta në 29 tetor 2020, Tiranë.