BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Opera “Carmen”, vepra më popullore edhe në skenën e TKOB

Opera “Carmen”, vepra më popullore edhe në skenën e

Opera “Carmen” në skenën shqiptare i takon vitit 1962. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar një material për këtë vepër operistike, që u dirigjua dekada më parë nga Mustafa Krantja. TKOB shprehet se vepra me dirigjentit nga Mustafa Krantja ishte me regji nga Mihal Luarasi. “Opera “Carmen” është vepra operistike më e prodhuar dhe më popullore jo vetëm në botë, por edhe në skenën TKOB gjithashtu. Këtë fakt e tregojnë rivëniet e shumta gjatë udhëtimit të TKOB. Kjo opera u vu për herë të parë në skenën shqiptare në 5 prill 1962.  Kompozitor Georges Bizet, libreti Henri Meilhac dhe Ludovic Halevy. Dirigjent Mustafa Krantja, regjisor Mihal Luarasi, skenograf Agim Zajmi, mjeshtër kori Kostandin Trako, koreograf Panajot Kanaçi””, shkruan teatri. Sipas TKOB, në rolin e Carmen ishte Jorgjia Velo; Micaella: Nina Mula, Irena Gjerga; Fransquita: Andromaqi Haderi, Luiza Papa; Mercedes: Gjenovefa Heba, Shpresa Nishani; Don Jose: Stavri Rafael, Ibrahim Tukiçi, Kristaq Paspali; Escamillo: Avni Mula, Hysen Kurti; Dancaire: Kristaq Paspali, Maliq Herri; Remendado: Gjoni Athanas, Gaqo Çako; Zuniga: Hysen Pelinku,Koço Timko; Morales: Gaqo Zdruli, Lefter Besho. “Carmen” është opera në katër akte e Bizet, bazuar në një roman me të njëjtin titull nga Prosper Merimee. Opera u performua për herë të parë në Opera-Comique në Paris më 3 mars 1875. Opera është e shkruar në zhanrin e operës komike me pika muzikorë të ndara me dialog. Opera është e inskenuar në jug të Spanjës dhe tregon historinë e rënies së Don Jose, një ushtar naiv që është i joshur nga kurthet e zjarrta të Carmen-it, një cigane joshëse. Jose braktis dashurinë e tij të fëmijërisë dhe dezerton nga detyrat e tij ushtarake, megjithëkëtë e humb dashurinë e Carmen ndaj Escamillo-s magjepsës, për arsye të së cilit Jose e vret atë nga mllefi dhe xhelozia.